Dhjetëra trupa të personave të vdekur nga koronavirusi u hodhën në lumin Gang në Indi. Pamjet tregojnë momentet kur trupat shihen duke pluskuar mbi ujë.
Zyrtarët thanë se kanë numëruar të paktën 71 trupa në brigjet e lumit. Më herët në të njëjtin rajon ishin hedhur në lumë të paktën 150 persona të vdekur nga Covid-19.
Ngjarjet e rënda u regjistruan në rajonet më të varfra të Indisë, me një popullsi që i kalon 370 milionë banorë.
India është aktualisht vendi më i goditur nga pandemia, për shkak të virusit me mutacion të dyfishtë. Të martën u regjistruan 3800 viktima dhe 329 mijë raste të reja. Vendi po i afrohet numrit të 250 mijë viktimave.