Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku furgoni ka përplasur një fëmijë të mitur.
Ai është dërguar me urgjencë për në spital.
Njoftim:
ADVERTISEMENT
‘Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.