Një burrë u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në Bari, në një shtëpi në fermë në fshatin Fratelli De Filippo, jo shumë larg sallës së sporteve Carbonara. Ai është një shtetas rumun 46 vjeç, i cili humbi jetën, pas një goditje në kokë. 118 ekipet e shpëtimit mbërritën në vend dhe gjetën turpin pa jetë, ndërkohë që në banesë ndodhej dhe bashkëshortja e tij.
Çifti mësohet se kishte jetuar në një zonë të braktisur për ca kohë në kushte të vështira. Gruaja, e plagosur lehtë në kokë, u tha mjekëve se ngjarja kishte ndodhur gjatë një darkë në shoqërinë e njerëzve të njohur të tyre.
Darka ishte ndërprerë nga një grindje e dhunshme mes të pranishmëve, gjë e cila i kishte marrë jetën burrit të saj, gjatë sherri, dyshuar nga një mik i çiftit me origjinë bullgare. Policia tha se po heton ngjarjen për të zbardhur motivet e plota të saj. //telebari