Ende nuk ka siguri në Bari në Itali, për rihapjen e diskotekave dhe klubeve të natës, të cilat duket se do të qëndrojnë të mbyllura deri në një datë të mëvonshme. Në dekretin e ri të miratuar nga qeveria Draghi, i cili ripërcakton kalendarin e rihapjes së aktiviteteve, diskotekat janë subjektet e vetme për të cilat nuk ka ende një datë të caktuar kur mund të rifillojë .”Zona e gjelbër” mund të jetë faktor që do të vendosë për rihapjen e diskove: certifikata e vaksinimit, ose një test negative i kryer në 48 orët e fundit, do të jetë kush për këdo që hyn në to. Kjo u zbulua nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Giancarlo Giorgetti, i cili e përcakton këtë zgjidhje si “ndoshta e vetmja mënyrë për të dalë nga një situatë”.
“Ky sektor është totalisht i mbyllur prej më shumë se një vit. Ende ne nuk kemi një informacion se kur do të mund të rihapet, që sipas autoriteteve duhet të vazhdojë që të qëndrojë i mbyllur”, thotë një prej menaxherëve të këtij sektori.
Dhe ndërsa po pritej një vendim për mbrëmjen e parë të provës të planifikuar në Pulia, më 5 qershor në diskotekën “Praja” në Galipoli, fati i verës së diskotekave dhe klubeve të natës mbetet, edhe një herë, i panjohur.