Në 24 orët e fundit Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë vënë në pranga 3 shtetas, 2 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe kundërshtim të uniformave blu.
Gjithashtu kanë vendosur 196 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe 10 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: D.D., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.13, Durrës , u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip
” Audi” si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar. A.S., 27 vjeç, banues në Dibër, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip
“Suzuki” me drejtues shtetasin I.B., 68 vjeç, banues në Ersekë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. M.Ç., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.7, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsëagen”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore H.K., 55 vjeç, banues në Durrës, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës vijon intensivisht puna për rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.