Dashi
Qëllimet jopraktike janë dekurajuese. Kur ti e kupton që nuk po arrin rezultatet e dëshiruara, është e lehtë ta shikosh zymtë Universin. Ndryshimi i sjelljes do e bëjë bollëkun të rrjedhë mbi ju. Bëni një listë të sukseseve të fundit. Një zbulim i jashtëzakonshëm karriere është në horizont. Dikush që kërkon një udhëheqës të aftë do t`ju ofrojë një punë.
Demi
Xhelozia do të mbështesë kokën e saj të shëmtuar tek ju. Nëse dyshoni se një i dashur është jobesnik, bëhuni Zot i vetes. Shijoni një trajtim në spa, ose një drekë në restorant. Kur jeni të dashur ndaj vetes, të tjerët do të ndjekin shembullin. Nëse nuk mund ta fitoni dashurinë e dikujt, jini filozofik. Je i denjë për një partner të cilit i dukesh i lavdishëm. Udhëtimi jashtë vendit do t’ju sjellë një dashuri. Dikush do tregojë interes për ju.
Binjakët
Nuk jeni i sigurt se cilin drejtim duhet të merrni. Mos lejoni që dikush t’ju flasë për nënshkrimin e një kontrate para se të jeni gati. Nëse jeni i duruar, do të merrni informacione të rëndësishme që do të qartësojnë pozicionin tuaj. Në atë moment, ju mund të negocioni një marrëveshje më të mirë. Duke punuar fort për një punë të dashur do të zbaviteni. Kur ndiheni në ankth, bëni një punë, qoftë edhe pa pagesë. Besimi juaj rritet kur merreni me diçka të vlefshme.
Gaforrja
Shpërblimet e vonuara ju bëjnë të pakënaqur. Me të drejtë mendoni se duhet të trajtoheni më mirë. Në vend që të humbisni energji të vlefshme për një person të pakujdesshëm, kaloni kohën me njeriun tuaj të preferuar. Një drekë e shijshme me një mik do t`ju bëjë të qeshni përsëri. Të ardhurat tuaja po përmirësohen. Vendosini këto fitime shtesë në një llogari kursimi. Së shpejti, do të keni mjaftueshëm për një shtëpi apo makinë. Kjo blerje do t’ju mbushë me krenari. Do të jetë një manifestim i të gjitha arritjeve tuaja.
Luani
Merrni pjesë në një konkurs. Idetë do të rrjedhin lirisht kur nuk jeni shqetësoheni për t’u bërë përshtypje të tjerëve. Një dhuratë bujare është rrugës për ju. Mos mendoni nëse jeni apo s`jeni të denjë për këtë gjë. Ju keni qenë gjithmonë i dashur me të tjerët dhe dorëdhënë. Kjo është mënyra e Universit për t’ju shpërblyer për të gjithë këtë dashamirësi.
Virgjëresha
Një projekt i vonuar, ju shqetëson. Mos luftoni kundër një situate që nuk mund ta kontrolloni. Në vend të kësaj, gjeni mënyra për të ndihmuar të tjerët që kanë më pak fat. Vullnetarizmi për një organizatë bamirëse do të jetë një zbavitje e këndshme. Zgjidhni diçka që është kuptimplotë për ju. Mbështetje do keni. Jini mirënjohës ndaj dikujt që do t`ju mbështesë në projektin tuaj.
Peshorja
Arroganca do t`ju çojë drejt një gabimi. Mos mendoni se dikush është më i ri ose më i vjetër. Lejojini të bëjnë ç`të munden. Një pengesë financiare nuk është arsye për panik. Ashtu si oqeani, paratë do rrjedhin. Jini të durueshëm.
Akrepi
Humbja e besimit ju pengon nga realizimi i potencialit tuaj të plotë. Trajtojini pengesat si mundësi të të nxënit. Fitorja do të jetë e juaja nëse nuk bini viktimë e dëshpërimit. Provoni një qasje tjetër, ose kthejeni vëmendjen tuaj në një aktivitet më shpërblyes. Ca para do vijnë papritur. Përdorini për të bërë një udhëtim magjepsës. Vizita në një vend që ju ka magjepsur që nga fëmijëria do t`u japë shkëlqin syve tuaj.
Shigjetari
Një synim i parealizuar ju mbush me trishtim. Është e rrallë për ju të mos i përmbushni dëshirat tuaja. Merreni këtë si shenjë që nuk jeni gati për të arritur këtë nivel. Marrja e kënaqësisë nga e tashmja do t’ju hapë dyert. Lumturia ju hap rrugën për kënaqësitë e ardhshme. Ka gjithmonë diçka për të shijuar, qoftë një filxhan çaji i ngrohtë apo një akullore e ftohtë.
Bricjapi
Përgjegjësitë e shpërfillura po kthehen për t’ju përndjekur. Zakonisht, ju jeni të zellshëm në përmbushjen e premtimeve. Ofroni falje të sinqertë për njerëzit që janë prekur. Nuk do të duhet shumë kohë për ta marrë faljen. Do bashkëpunoni me dikë që ju pëlqen, që ju sfidon durimin, por është i vetmi me të cilin mund ta realizoni një projekt.
Ujori
Një marrëdhënie e vjetër nuk mund të ringjallet. Mos e derdhni energjinë në diçka që nuk i shërben më interesave tuaja. Ju keni qenë gjithmonë i pavarur, kështu që më shumë kohë për veten do t`ju sjellë kënaqësi. Kthejuni një hobi të lënë pas dore që jus jell gëzim. Dikush që është bujar do të jetë i gatshëm t’ju ndihmojë me një çështje financiare. Përditësimi i CV-së do t`ju sjellë një punë më të mirë. Reklamimi mund t`ju ndihmojë edhe nëse jeni i vetëpunësuar.
Peshqit
Punëdhënësi juaj ju ka mashtruar në lidhje me perspektivat tuaja profesionale. Në kompaninë aktuale nuk ka vend për rritje. Është koha për t’u përballur me të vërtetën dhe për të ndryshuar drejtimin. Një person i adaptueshëm si ju nuk do ta ketë problem të gjejë një pozitë më të mirë. Përqëndrohuni thellë në qëllimin tuaj. Imagjinoni se si do të ndjeheni në punën tuaj të re. Përfytyroni një udhëtim.