Hëna e plotë dhe eklipsi i hënës sot në shenjën e Shigjetarit do të sjellë një periudhë të errët. Mos e nënvlerësoni. Ok, do të sjellë edhe mundësinë për zgjerimin e njohurive dhe mirëkuptimin, mes këtyre situatave të errëta.
Në astrologji, eklipset gjithmonë përfaqësojnë kohëra të fatit në të cilat universi mund të na shtyjë më afër ose më larg nga qëllimet tona.
Si do të ndikojë konkretisht në çdo shenjë Eklipsi Lunar i këtij 26 maji?
Dashi
Mos lejoni që kjo kohë t`ju bëjë të harroni se shëndeti mendor është primari. Kjo Hënë po ju jep çdo dëshirë të rezervoni një udhëtim spontan dhe të zhdukeni, por me këto eklipse, në fakt nuk duhet të nxitoni.
Demi
Kjo nuk është koha për të zbrazur portofolin tuaj duke u përpjekur të impresiononi të tjerët. Sigurohuni që egoja juaj është nën kontroll këtë sezon të eklipsit. Ju sillni mjaft ide dhe vizion të shkëlqyer, por kjo mund të mos jetë koha e duhur për t“u shprehur. Prisni derisa t`ju krijohet mundësia të ofroni burimet tuaja kur të ketë kuptim dhe të vini më pas burimet në dispozicion.
Binjakët
Do të ndiheni gati për t`i përforcuar marrëdhëniet tuaja shoqërore, por kujdes me shpenzimet e tepërta. Miqësia për ju do të thotë edhe inkurajim i vazhdueshëm i përvojave të të mësuarit. Ndër të tjera, kushtojini rëndësi edhe shëndetit.
Gaforrja
Ndjeshmëria është miku juaj gjatë kësaj Hëne të Plotë, Gaforre e dashur. Lejojeni veten të jeni të ndjeshëm! Në botën në të cilën jetojmë, ndonjëherë është e vështirë t’i japësh hapësirë ??ndjeshmërive. Jepini vetes lirinë për t`u shprehur.
Luani
Nëse thjesht e lini veten të argëtohet, mund të kuptoni se argëtimi dyfishohet, ose edhe trefishohet. Merrni kohë për kujdesin ndaj vetes dhe zgjeroni rrethin tuaj shoqëror. Anëtarësimi në një grup interesi me njerëz që ndajnë të njëjtin mendim me ju mund të ndihmojë që disa nga dëshirat tuaja të bëhen realitet. Qartësohuni mbi atë që dëshironi dhe mund të arrini rezultatet që dëshironi.
Virgjëresha
Ka disa tensione familjare që po shfaqen rreth kësaj Hëne të Plotë. Reputacioni juaj po ndryshon dhe si rezultat, ju mund të shqetësoheni. Mos harroni, njerëzit flasin, dhe herë pas here e kaluara jonë mund të na japë arsye për të ndjerë shqetësim të caktuar. Në fund të fundit, këto eklipse po sjellin një rritje pozitive e cila mund të rezultojë në ndryshime në karrierë.
Peshorja
Ky eklips po ju zgjon mendjen dhe po ju jep mjaft arsye për të shfrytëzuar njohuritë tuaja. Mbani një vesh të hapur dhe gojën mbyllur. Ju jeni një person i mençur, por mos u mjaftoni. Regjistrimi në një shkollë, ose në një kurs do ju çojë në një tjetër nivel.
Akrepi
Fati në çështjet intime nuk është pika jote e fortë. Ky eklips po ju jep akses në lidhjen që ju nevojitej. Bëhuni të qartë se çfarë dëshironi. Gjeni mënyra për të kërkuar atë që ju nevojitet. Emocionet do të jenë në dëmin tuaj. Jini me shije dhe kureshtar.
Shigjetari
Është koha të dilni nga koka juaj dhe të hyni në botën reale. Ju mund të ndjeni dëshirën për të qëndruar në shtëpi, por energjia kurioze po ju bën thirrje. Mos u sforconi për të arritur dashurinë. Do të vijë tek ju natyrshëm.
Bricjapi
Vënia në jetë e ëndrrave tuaja kërkon të kuptoni nënvetëdijen tuaj së pari. Kur merrni kohë për të zhvilluar një kuptim më të fortë të vlerave dhe besimeve tuaja personale, do të ishte më mirë të kuptoni peshën e ndikimit tuaj.
Ujori
Kreativiteti është një forcë e pandalshme, edhe kur njerëzit përpiqen ta përmbajnë atë. Festoni refuzimin tuaj për t’u përshtatur duke krijuar shkëndija në komunitetin tuaj, duke folur në mënyrë metaforike. Ju mund të jeni një forcë për ndryshim dhe veprim nëse lejoni që idetë tuaja të shihen nga të tjerët. Ky Eklips po ju ofron frymëzimin që ju është dashur.
Peshqit
Kthejeni vëmendjen tuaj drejt shtëpisë. Si po ndikon në mënyrën se si e perceptoni veten? Ky eklips i hënës po ju jep arsye të krijoni një distancë të shëndetshme midis jush dhe mënyrës se si perceptoheni nga të tjerët. Mundohuni të mos varrosni veten me gjykime të jashtme; Ai-tha-ajo-tha situatat nuk kanë pse të përfshijnë ty. Duke pasur parasysh këto kohë, ju keni mjaft arsye për të qëndruar në shtëpi.
*Artikulli i Cosmpolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al