Nëse partneri juaj është një Peshk ëndërrimtar, i ndjeshëm, romantik, sensual, artdashës dhe misterioz, atëherë lexoni më poshtë se si mund të silleni për ta bërë atë të qëndrojë i dashuruar dhe të jetë i kënaqur nga lidhja juaj
Përqafoni anën e tij të fshehtë
Nëse jeni e dashuruar me një mashkull të shenjës së Peshqve, atëherë me siguri do e keni kuptuar se ai është në një botë më vete, një botë fantazie dhe ëndrre.
Meshkuj si ata kanë nevojë për një partnere që do të kuptojë dhe do të pranojë lidhjen on/off që kanë me realitetin. Gjithashtu, një vajzë që të kuptojë mënyrën se si ata i shikojnë gjërat.
Harrojeni kontrollin
Për të manipuluar një djalë Peshk është shumë e thjeshtë. Sidomos nëse keni personalitet dinamik, me anë të të cilit mund ta bëni për vete.
Megjithatë, sado patetikë dhe bashkëpunues që të duket, ata e kuptojnë menjëherë dhe nuk u pëlqen kur të tjerët duan t’i drejtojnë dhe t’i kontrollojnë. Ndaj, harrojeni të mbizotëroni vazhdimisht mbi dëshirën e tij. Tregojini respektin e merituar.
Sensualitet vs Seks = 1 – 0
Peshqit, në përgjithësi, janë një nga shenjat më sensuale që pëlqejnë të bëjnë dashuri. Seksi i shfrenuar, i çuditshëm dhe barbar nuk është për këta meshkuj, ndërsa e kundërta, me qirinj, muzikë dhe dush plot shkumë, po.
Kushtojini kohë për të kënaqur shqisat e tij dhe do të shpërbleheni, pasi ai mund të kthejë bashkimin tuaj seksual në një përvojë pothuajse mistike.
E ka në DNA ëndrrën. Nëse mendoni se jeta praktike është më e vyer, ta dini se dëmtoni ëndrrat e partnerit tuaj, njëkohësisht edhe lidhjen tuaj, shkruan Class.
E vetmja gjë që duhet të bëni, nëse vërtet e doni, është ta ndihmoni që t’i bëjë ëndrrat realitet. Mbi të gjitha, duhet të jeni pozitive, mbështetëse dhe optimiste, sepse ata vdesin të kenë në krah një femër që i mbështet në çdo çast.
Inkurajoni pavarësinë e tij
Duhet të kuptoni sa më shpejt se është në dorën tuaj të ndihmoni këta meshkuj të qëndrojnë në këmbët e tyre, sepse shpeshherë kanë tendencë të vrapojnë larg realitetit dhe problemeve. Meshkujt me këtë shenjë duhet të dinë që jeni atje për ta, për t’u dhënë kujdesin dhe sigurinë që duan.
Inkurajojini të zbulojnë hobe të reja, të dalin me miq (jo mikesha), të zgjerojnë horizontin, të kenë eksperienca të reja. Vetëm kështu lidhja juaj do të ketë vazhdim. /Telegrafi/