Turistët që arrijnë në qendrën e infopoint janë jo më shumë se pesëmbëdhjetë në ditë. Akoma shumë pak krahasuar me shifrat përpara COVID-19. Por sinjali që vjen nga qendra e informacionit të Barit është ai i një rikuperimi dhe pse ende shumë i ngadalshëm. Shifrat e infeksioneve po ulen dhe duket se po rikthehet vëmendja nga kryeqyteti Pulian, si një destinacion turistik . Nga kjo javë, grupe të vogla pushuesish, kryesisht të rinj dhe me kombësi italiane, u kthyen në qytet.
“Kemi pak njerëz që vijnë për tu interesuar. Ata që vijnë më së shumti janë të rinjtë ata që kanë më shumë kurajo për udhëtimet, pas kaq kohe të vështirë që kemi kaluar. Kërkesa ka edhe nëpërmjet telefonit, që pyesin se çfarë mund ti ofrojë Pulia, çfarë mund të bëjnë gjatë ditëve të qëndrimit këtu dhe pyetje të tilla si këto, a janë ende maskat të vlefshme, pyetje si këto”, shprehet Denisa Gjini, operatore turizmi. //telebari