“Unë i bëj thirrje më të riturve për fëmijët e tyre: rezervoni takimin dhe merrni vaksinën”. Kështu është shprehur Këshilltari Shëndetësor i Rajonit të Pulias, Pier Luigi Lopalco, i cili foli këtë mëngjes në Fiera del Levante. Lopalco ishte prezent në ditën e hapjes së trajnimit të 29 fizioterapistëve të parë të përfshirë në projektin Covid @ Casa të ASL të Barit, ndërsa u shpreh dhe për fushatën e vaksinimitë të fëmijëve.
“Pas disa ditësh do të jetë radha edhe për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, ne vetëm jemi duke pritur për komunikimin zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë – tha Lopalco -. Vaksina Pfizer është parcakuar të jetë për këtë grupmoshë dhe është efektive dhe e sigurt, pa dyshim, ndaj i ftojë prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre”, tha ai. //telebari