Dashi
Kohët e fundit keni patur një nevojë të pashpjegueshme për të udhëtuar diku larg. Do të ndjeni ndikimin e dy eklipseve të fuqishme, të parin në shenjën e Shigjetarit në 26 maj dhe i dyti tek Binjakët në 10 qershor. Eklipset jo gjithnjë kalojnë lehtë dhe kjo do të thotë që duhet të tregoheni të vëmendshëm për të nxjerrë mësime prej tyre dhe të kuptoni drejt mesazhin që po ju japin.
Përgjithësisht, eklipset kanë tendencën të sjellin lajme të papritura dhe nevojën për t’u përshtatur. Eklipsi i 10 qershorit sugjeron që veprimet që do të merrni pas kësaj date të përfaqësojnë një bashkëpunim afatgjatë.
Të dy eklipset, ai që kaluat dhe ky i 10 qershorit në shenjën e Binjakëve kanë nxjerrë në pah nevojën tuaj për të dalë nga mjedisi i zakonshëm që ju rrethon, qoftë edhe për disa ditë të vetme. Truri juaj është i uritur për paqe, për ngrohtësi familjare ose dhe e kundërta- ke nevojë për pak stimul që të dalësh nga përditshmëria. Nëse do të udhëtoni do ta bëni për të takuar një familjar apo njerëz të tjerë të afërt.
Marsi, planeti juaj udhëheqës ka qenë tek Gaforrja, duke ju fokusuar më tepër tek çështjet e familjes që prej 23 prillit. Ky fokus po zbehet dalëngadalë dhe në skenë keni një tjetër objektiv- dashurinë, romancën, shtatzëninë, fëmijët dhe sigurisht kreativitetin. Të gjitha këto do të jenë prioritet sidomos nga data 11 deri në 29 qershor. Kjo fazë e re do të jetë goxha relaksuese për ju dhe do të shijoni çdo të dalë.
Do të keni mbështetjen e miqve dhe me shumë mundësi ndonjëri prej tyre mund t’ju prezantojë me dikë që ndoshta ju intereson. Nëse jeni të martuar do të kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj.
Përsa i përket karrierës, do të keni shanse të mëdha për t’u promovuar. Shënoni datën 24 qershor për lajme të reja pasi Hëna e Plotë në Bricjap është një nga momentet më të fuqishme që do t’ju ndikojë në progresin profesional. Një njeri me shumë rëndësi do të flasë për ju dhe punën tuaj. Ndonëse edhe mund të mos e mësoni kurrë kush është, mirësia e këtij personi dhe besimi që ka tek ju do t’ju ndihmojnë shumë. Rezultatet do të jenë fantastike dhe mund të shpërbleheni me një titull, apo pozicion të ri edhe më herët nga ç’mendoni.
Demi
Shumë gjëra do të ndodhin këtë muaj. Jemi në sezon eklipsesh që zakonisht ndodhin 2 herë në vit me 6 muaj diferencë. Të dyja eklipset do të sjellin për Demin ndryshime strukturore tek financat. Do të keni një tjetër burim të ardhurash, por në të njëjtën kohë buxheti aktual do t’ju shqetësojë paksa. Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar sepse shpejt do të shihni sesi falë eklipsit në Binjakë do t’ju shfaqen 2 burime të reja.
Siç e thamë, eklipsi i 26 majit do t’ju japë shansin për të bërë më shumë para. Sidoqoftë, as mos e mendoni të provoni fatin ne kumar- nuk do t’ju ecë dhe aq! Mundësia e vetme që keni për të bërë para është të punoni fort dhe ju e bëni mirë këtë!
Eklipset sjellin progres të ngadaltë, prandaj s’ka nevojë të nxitoheni për vendime të shpejta. Besojini rregullit natyral të ngjarjeve. Nuk ka asnjë arsye për t’u ndjerë në ankth pasi jeni në pozicion të mirë dhe të rrethuar nga njerëz të rëndësishëm. Nëse doni ta dini, jeni një nga shenjat më të favorizuara të 2021-it dhe këtë vit më shumë se kurrë do të dëgjoni lajme të mira në lidhje me karrierën tuaj.
Eklipsi i 10 qershorit do t’ju ndihmojë të analizoni qartë sa shumë shpenzoni, sa keni investuar apo kursyer. Gjatë këtij muaji mund ta gjeni veten duke negociuar me partnerin, ish-partnerin apo me një bashkëpunëtor të biznesit me të cilin merreni. Pas 10 qershorit, prisni ditë të bukura dhe plot emocione, pasi ndryshe nga eklipsi goxha i ndjeshëm i 26 majit, eklipsi i ri vjen i gëzueshëm.
Performanca juaj e shkuar është arsyeja pse shefat e tu mund të të ofrojnë një pozicion të ri apo një projekt të rëndësishëm. Mos harroni që Mërkuri do të jetë në prapavijë deri në 22 qershor dhe gjatë kësaj kohe s’është mirë të firmosni kontrata apo të blini pajisje elektronike.
Mund të zhvendoseni diku apo të bëni ndryshime në shtëpinë ku ndodheni. Shtëpia dhe familja do të jenë në mendjen tuaj sidomos nga 11 qershori deri në 29 qershor. Me 24 qershor ndoshta do të jeni gati për të dalë qytetit ku jetoni. Do të bëni diçka ndryshe, por jo domosdoshmërisht të shkoni në një vend të largët. Ju duhet një pushimj dhe planetet jua sigurojnë që do ta shijoni në luks falë Hënës së Plotë!
Copyright Anabel.al /