Dashi
Dikush po e bën shumë të madh një problem të vogël. Mos u mashtroni nga rrëfimi i tij dramatik. Kur ky njeri përpiqet t`ju shqetësojë, ruani qetësinë. Mos pretendoni se dini më shumë rreth një teme të caktuar. Do viheni në siklet. Më mirë pyesni.
Demi
Mos i lini rastet e rëndësishme t`ju ikin nga duart. Besimi tek një mik për të përmbushur një përgjegjësi do shkaktojë përçarje në marrëdhënien tuaj. Është më mirë ta ndiqni këtë detyrë vetë, edhe nëse kërkon shumë kohë. Të jeni të sigurt se do keni një rezultat të mirë. Një shpenzim emergjent do të zbrazë llogarinë tuaj bankare. Do të jetë e domosdoshme të jetoni për ca kohë me buxhet të kufizuar. Jini të durueshëm dhe optimistë. Paraja rrjedh, ikën e vjen.
Binjakët
Qëndroni larg një lajkatori. Nëse nuk keni qenë i kënaqur me veten, bëni disa aktivitete që rrisin vetëbesimin tuaj. Përgatitja e disa emaileve, ose leximi për kënaqësi do t?ju kujtojë sa intelekt të mprehtë keni. Do i falni vetes edhe ca gabime të shkuara.
Gaforrja
NJë shites do t`ju bindë të blini diçka që në fakt nuk ju duhet. Mbajini më mirë paratë tuaja të sigurta në bankë. Prisni një ditë të plotë për të bërë një shpenzim, se mbase do t`ju ikë dëshira. Hani shëndetshëm dhe fokusohuni në jetën tuaj seksuale. Do të zgjoheni të mbushur me energji.
Luani
Mos jepni premtime që s`mund t`i mbani. Ju jeni të aftë për punë të jashtëzakonshme, por afatet ju stresojnë. Nëse doni të bëni diçka të veçantë për një të dashur, bëjeni atë në fshehtësi. Në këtë mënyrë, ai nuk do të zhgënjehet nëse projekti dështon. Miqtë mendojnë se e dinë çfarë është më e mira për ju. Jeni lodhur duke dëgjuar këshillat e tyre. Bëjini të qartë se anijen tuaj e drejtoni ju.
Virgjëresha
Jini realistë në lidhje me orarin tuaj. Edhe një person shumë produktiv si ju ka vetëm një palë duar. Është koha t’i delegosh përgjegjësitë të tjerëve. Do jenë të lumtur t`ju ndihmojnë. Disa aktivitete çlodhëse do t`ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Peshorja
Sinqeriteti brutal nuk do t`ju çojë askund. Inkurajojini dhe ndihmojini ata që kanë nevojë. Përqëndrohuni në pikat e tyre të forta. Dikush në një pozitë autoriteti do marrë një vendim shkatërruesndaj mikut tuaj. Qëndrojini pranë kur kjo të ndodhë. Jeni shumë i mirë për të ngushëlluar njerëzit ndaj edhe jeni kaq popullor.
Akrepi
Dielli num mbulohet me shoshë dhe as gabimet. Thjesht silluni më mirë. Ju keni qenë gjithmonë një dëgjues i mirë. Një marrëdhënie e ngushtë do të bëhet shumë më e shëndetshme kur të ndaloni së kontrolluari njëri-tjetrin. Përqafoni vendimin e partnerit tuaj për t’u bërë më bindës dhe i pavarur.
Shigjetari
Më mirë bëjeni aleat se konkurrent dikë. Ju mund ta balanconi njëri-tjetrin. Ndiheni të vetmuar? Mos u përkulni para huaj. Jini të sjellshëm me veten. Kur e trajtoni veten si mbret, ashtu do t?ju trajtojnë edhe të tjerët. Stop vetëkritikat.
Bricjapi
Ndjeheni nën presion për të dhënë më shumë se sa mundeni. Ndaloni së luajtur rolin e martirit dhe vendosni disa kufij. Dikush që është bërë tepër i varur nga ju, do të habitet kur të refuzoni kërkesën e tij për ndihmë. Kolegët do t’ju bëjnë presion që të kapni ritmin në punë. Shikoni terezinë tuaj. Puna juaj flet vetë.
Ujori
Njerëzit e ngatërrojnë vetëbesimin tuaj me arrogancën. Në vend që t’i tërhiqni vëmendjen arritjet flasin vetë. Kur dikush ju fyen, heshtni. Ju nuk mund t’i ndryshoni ata. Bota është e larmishme. Do ishte e mërzitshme sikur të gjithë të ishin njëlloj e të mendonin njësoj.
Peshqit
Njerëzit presin që ju të bëni punë të pakëndshme. Herën tjetër që dikush ju kërkon të jeni vullnetarë, refuzojeni. Pasi miku juaj të rimëkëmbet nga tronditja, do të kërkojë diku tjetër për ndihmë. Mësoni të thoni ‘jo’ dhe do ta transformoni jetën tuaj. Papritmas, do të keni kohë për aktivitetet që doni. Do të jeni në gjendje të pushoni dhe të relaksoheni. Merrni kontrollin e fatit tuaj dhe bëni atë që ju bën të lumtur.