Nëse e ke parë “3 idiotët” atëherë nuk u trembe fare nga titulli se protagonistët e këtij filmi nuk ishin fare të tillë. Ky film i Bollivudit flet për sistemin arsimor indian dhe betejat me të cilat përballen studentët, veçanërisht inxhinierët.
Kush mund të ishe ti nga personazhet, bazuar në shenjën e horoskopit?
Rancho aka Phunsukh Wangdu
Peshqit
I humbur në botën e tij të ëndrrave dhe ideve jokonvencionale, Rancho është i veçantë. Ndryshe nga të tjerët në kolegjin e inxhinierisë, ai nuk studion për të kryesuar në provime, por thjesht për të fituar njohuri. Ashtu si Peshqit, ai ka një qasje unike ndaj jetës dhe kurrë nuk ndjek rrugën e shkurtër.
Raju Rastogi
Demi
Raju Rastogi është shumë i dëshpëruar për të marrë nota të mira. Ai lutet, studion dhe madje ndryshon dhomën e konviktit, kur ndjen se shoku i tij po ndikon për keq tek ai. Ashtu si një Dem i vërtetë, është i përgjegjshëm, punëtor dhe praktik.
Farhan Qureshi
Ujori
Farhan Qureshi është krijues, imagjinar, aventurier dhe shumë i detajeve. Atij i pëlqen fotografia dhe di të kapë momentet më të mira në mënyrë perfekte. Shenja e zodiakut që i ngjan më shumë është Ujori.
Dr Viru Sahastrabuddhe
Bricjapi
Dr Viru Sahastrabuddhe është i disiplinuar, i përkushtuar dhe i orientuar drejt qëllimit. Ai nuk dëshiron asgjë përveç më të mirës dhe mendon mekanikisht. Ai nuk fal dhe është kritik ndaj njerëzve që nuk i plotësojnë standardet e tij. Kështu, shenja e zodiakut që i ngjan është Bricjapi.
*Artikulli i Pinkvilla u përshtat në shqip nga Tiranapost.al