ADVERTISEMENT
Për veprat penale të trafikimit ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, autoritetet shqiptare dhe Departamenti i Hetimit Anti-Mafia Italiane, po ekzukutojnë 38 urdhëra arresti në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë. Hetimet investigativ të operacioneve të kryera nga Bari DIA e kanë shtrirjen në 2018 dhe 2020 mbi trafikun e drogës nga Shqipëria në Puglia.
Në këtë hetim janë përfshirë fenomenet e korrupsionit, zbardhur falë deklaratave të katër bashkëpunëtorëve të drejtësisë, abuzimi me detyrën dhe riciklimi, si dhe i gjithë “zinxhiri i furnizimit” me lëndë narkotike: nga kultivimi te prodhimi, nga grumbullimi te magazinimi, deri te dërgesa në brigjet e Pulianit në bordin e varkave të gomoneve oqeanike shumë të fuqishme.
Urdhri i nënshkruar nga gjyqtari i Tribunalit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës u lëshua në dispozicion të Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës dhe Drejtorisë së Antimafias së Qarkut Bari, me koordinimin e Eurojust (Aja). Arrestimet janë kryher me ndihmën ndërkombëtare të Zyrës së Përbashkët të Ndërlidhjes Tiranë dhe Policisë Shqiptare, si pjesë e një Ekipi të Përbashkët Hetimor. //telebari