“Teuta Basket”, konfirmoi edhe një herë se ky është viti i saj në basketboll. Edhe në kategorinë e 16 vjeçarëve të kampionatit kombëtar të basketbollit shqiptar, ekipi i teutës ka rezultuar fitues. Ndeshja finale u zhvillua paraditen e së shtunës në Pallatin e Sportit, ‘Asllan Rusi” në Tiranë, ku përballë ekipit të detit ishte skuadra superir basket.
Ndeshja është zhvilluar në katër perioda dhe djemtë e “teuta basket”, kanë fituar me rezultatin 72 me 61. Me këtë fitore Teuta basket, shton ftofetë e saj në të gjithë këtë kmapionat për të gjitha kategoritë. Kujtojmë se teuta basket këtë vit është fituese e kupës së Republikës, fituese e kampionatit shqiptar të basketbollit për kategoritë e të rriturve, të 18 vjeçarëve dhe 16 vjeçarëve.