Shigjetari
Këtë muaj paratë kanë marrë drejtimin për tek ju! Mund të jeni duke bërë shumë llogari financiare, sidomos pas 9 korrikut të Hënës së Re, por do ta gjeni veten duke pritur të ardhura nga një pasuri që e kishit dhënë më qira, një shitje shtëpie apo diçka tjetër. Mund të rinovoni hapësirën ku jetoni momentalisht dhe për këtë mund t’ju duhet një ndihmë e vogël nga banka. Mos u shqetësoni për këtë, por fokusohuni tek ndryshimet e shtëpisë. Frymëzohuni me ide, opsione, merrrni mendime dhe pastaj vendosni.
Ti je shenja që shquhet për dëshirën e madhe për udhëtime dhe ndonëse pandemia të ka “mbyllur” brenda shtëpisë, mund të shkëputesh tani. Ndoshta do të planifikoni një udhëtim të vogël këtë muaj sapo Marsi dhe Afërdita të jenë afër njëri-tjetrit dhe në shtëpinë e 9-të (atë të vendeve të huaja). Sidoqoftë, shkëputja do të jetë e shkurtër (ose mund ta shtyni për një moment të dytë), duke qenë se keni shumë gjëra për të bërë. Dikush nga familja mund të ketë nevojë për prezencën tuaj, ngarkesë në punë apo thjesht detyrime të tjera.
23 korriku do të jetë ditë e sigurt për një udhëtim të shkurtër. Ti ke nevojë për një pushim, prandaj më mirë bëje në korrik, pasi në gusht do të jetë e vështirë të lësh shtëpinë për shumë gjatë.
Nëse keni dokumenta për të firmosur (ndoshta një kontratë ju është ofruar) sigurohuni që më parë ta ketë parë një avokat. Mërkuri s’është në prapavijë, prandaj jeni të lirë për të mbyllur marrëveshje.
Gushti do të jetë muaj perfekt për karrierën tuaj. Do të komplimentoheni, mund të shpërbleheni dhe do ta dëgjoni emrin tuaj kudo. 29 korriku deri në 14 shtator, do të jetë periudha më e rëndësishme e karrierës suaj gjatë 2021. Marsi do t’ju ndihmojë të gjeni mundësitë më të mira për të bërë progres, e ndërsa Hëna e Re do t’ju ndihmojë në mënyra surprizuese që të shkëlqeni. Emri juaj është gati për të ndriçuar- bëhuni gati!
Bricjapi
Një marrëdhënie që është me shumë rëndësi për ju, do kërkojë vëmendjen tuaj gjatë korrikut. Hëna e Re, në shenjën tuaj të kundërt, Gaforren në 9 korrik, do të sjellë bisedime të reja për planet e së ardhmes në lidhje me një bashkëpunëtor biznesi, apo partnerin tuaj. Mund ta ndjeni që jeni gati të merrni një tjetër hap, prandaj fejesa/martesa nuk përjashtohen gjatë kësaj kohe. Urani sjell fillime të reja që ndoshta as nuk i prisnit fare. Nëse fejoheni do të jetë pasi një event i papritur do të kërkojë ta përshpejtoni vendimin. Përshembull, partneri ka firmosur një kontratë diku në një vend tjetër dhe për të qenë bashkë, duhet fillimisht të celebroheni.
Një tjetër mundësi është një shtatzëni e papritur. Ideja e një bebi që e doni të dy, sigurisht që do t’i ndryshonte gjërat. Pavarësisht surprizave të Uranit, e rëndësishme është që lajmet që ju presin janë të bukura. Nëse jeni të martuar, prisni që partneri t’ju sjellë lajme që do të ndikojnë tek të dy ju. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme ose edhe nëse jo, mundësia për një shtatzëni surprizë do ndryshojë gjithçka. Nëse s’jeni gati atëherë tregohuni të kujdesshëm.
Njëri nga fëmijët (nëse keni) do t’ju bëjë shumë krenarë. Do të dëgjoni lajme fantastike për të ose për bashkëshortin krejt papritur. Një promovim i mundshëm në punë është mirë për të dy, kështu që festoni!
Nëse nuk keni një partner, Hëna e Re do të sjellë një moment për të bashkuar forcat me një ekspert që do t’ju ndihmojë në projekte të rëndësishme. Eshtë koha për të firmosur letra të rëndësishme, prandaj besojini ndihmës së ekspertëve.
Financat do të marrin vëmendjen tuaj gjatë gjithë muajit. Që nga qershori, planeti Mars ka ndikuar tek rritja e shpenzimeve dhe të është dashur të nxjerrësh më shumë para se zakonisht. Shpenzimet do të reduktohen aty nga fundi i muajit, 29 korrik. Nga ana tjetër mund t’i jeni drejtuar bankës për të blerë diçka të re që ju duhej, si përshembull një makinë.
Mund të jeni duke ndryshuar shtëpi, apo po kërkoni para për t’u martuar, diplomuar, për të nisur një biznes, etj. Të gjithë këto kushtojnë, por konsiderojeni periudhë tranzicioni pasi gjërat do të stabilizohen. Gjysmën e dytë të 2021-it do të mund të rifilloni me kursimet, mos u stresoni.
Nëse jeni në proces divorci apo ndarje pasurie, do të merrni një vendim në 23 korrik, por shuma që do të përfitoni s’do të jetë ajo që kishit menduar. Gjithsesi, mendohuni pak më gjatë dhe shihni anën e mirë të gjërave. Lajmi i mirë është që në 28 korrik, planeti i fatit të mirë, Jupiteri do të kthehet tek Ujori dhe kjo nënkupton- të ardhura më të larta. Ditë më të mira do të vijnë.
Përpiquni të bëni një udhëtim të shkurtër deri në 28 korrik, pasi gjasat që të kaloni ditë luksoze janë të mëdha. Ky udhëtim drejt një vendi me det do t’ju shlodhë, qetësojë dhe do t’ju bëjë të ndiheni vetja sërish.
Copyright Anabel.al