Ujori
Përsa i përket dashurisë, e keni marrë seriozisht punën e martesës! Nëse jeni aktualisht të martuar, jeni fokusuar tek puna e përditshme për ta bërë atë të funksionojë. Afërdita dhe Marsi do të jenë në shtëpinë tuaj të 7-të, (atë të martesës) dhe do të sjellin kohë të bukura për ju. Nëse jeni vetëm, do ta gjeni veten duke biseduar për çështje të tilla dhe me Saturnin në shenjën tuaj pas 29 vitesh, do ta keni më të thjeshtë për ta bërë jetën tuaj më të qëndrueshme.
Jeni lodhur nga takimet apo marrëdhëniet rastërore, prandaj jeni gati për diçka që zgjat përgjithmonë. Ideja e fëmijëve po ju pëlqen më shumë se kurrë, prandaj ndërtimi i së ardhmes është fokusi juaj për momentin.
Jupiteri, planeti i fatit të mirë ka lëvizur përkohësisht drejt Ujorit dhe kjo për ju do të thotë: vit i paparë nga ana financiare! Mos nxitoni të shkoni në Monte Carlo, kujtoni që paratë i keni fituar me djersë dhe mendohuni dy herë para se të bëni shpenzime të frikshme. Do ta gjeni veten shpesh në kohën e duhur, në vendin e duhur , prandaj shfrytëzojini mundësitë që ky planet sjell tek ju. Jeta sociale do të jetë shumë më aktive kohët e fundit, prandaj nëse jeni single ka gjasa të takoni dashurinë e vërtet.
Një projekt i ri mund të nisë pas 9 korrikut dhe ju do të ndjeni presionin për të krijuar gjëra. Urani do të tregohet shumë miqësor me ju dhe duke qenë në pozicion të mirë do të jetë dominant dhe do të sjellë lajme të mira krejt papritur. Mos shkoni me pushime pas 9 korrikut, pasi mund t’ju duhet të firmosni marrëveshje të rëndësishme të cilat s’do të donit t’i humbisnit.
Ka një ditë na kalendar që duhet ta rrethoni: 12 korriku! Mund të bëni një intervistë punë, apo të jepni një fjalim të rëndësishëm. Jupiteri dhe Mërkuri do të punojnë bashkë për ju që shanset e suksesit të rriten. Mbajeni mend që do të jeni të mbrojtur gjatë muajve në vazhdim tani që Jupiteri është në shenjën tuaj, nga 28 korriku deri në 28 dhjetori. Ditët më të lumtura i keni rrugës.
Peshqit
Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2021: Ujori dhe Peshqit
Ky muaj do të jetë i mbushur me përfitime kryesisht për Peshqit e lindur në 19-24 shkurt, por edhe në përgjithësi korriku për shenjën tuaj është mjaft pozitiv. Duke qenë se Jupiteri viziton shenjën tuaj çdo 12 muaj do të vini re para që vijnë tek ju e ndërsa jeta shoqërore duket shumë më aktive se më parë. Do të ndiheni optimistë në çdo hap që merrni, madje dhe kur gjërat të shkojnë keq, do të qeshni.
Nuk do të keni pengesa, vonesa apo probleme me orientimin, duke qenë se Mërkuri nuk është në prapavijë. Hëna e Re e 9 korrikut vjen duke të pasur ty në mendje.
Nëse jeni vetëm, kjo Hënë e Re do t’ju ndihmojë të gjeni dashurinë, prandaj lëreni shtëpinë dhe dilni sa më shumë. Surpriza romantike do të vijnë në rrugën tuaj krejt papritur kështu që bëhuni gati. 9 korriku mund të sjellë dëshirën për një udhëtim të shkurtër për t’u shkëputur nga presioni i përditshmërisë. Përtej kësaj, si pasojë e Hënës së Re do të shfaqni edhe një talent që nuk e dinit që e kishit më parë.
Shëndeti duhet të jetë prioriteti juaj, sidomos gjysmën e parë të muajit. Në 23 korrik mund të ndiheni paksa të lodhur dhe jo energjik, prandaj ndoshta do të jetë nevoja e një takimi tek mjeku. Ose, mund të konsultoheni me një doktor për të zgjidhur një problem me të cilin merreni prej kohësh. Dukeni gati për t’u përballur me një temë që e keni shmangur prej kohësh për shkak të ngarkesës emocionale që ka për ju. Kur të përballeni me të, do të çliroheni.
Të kesh martesën dhe jetën profesionale të qëndrueshme është arritje e madhe, prandaj vlerësojeni. Aty nga fundi i muajit jeta në punë do të ngadalësohet, që do të thotë do të keni më shumë kohë për t’ju përkushtuar partnerit dhe familjes.
Mund të vendosni për të bërë një arratisje të vogël në çift, por filloni planifikoni që tani. Gjithsesi të dashur Peshq, korriku dhe gushti janë bërë për ju!
Copyright Anabel.al