Ekzistojnë shumë shpirtra binjakë, të cilët i takojmë në periudha të ndryshme të jetës, në mesin e të cilëve partnerin apo miqtë, por edhe pjesëtarët e familjes sonë.
Ajo për çfarë po diskutojmë është se ne kemi nevojë për dikë të veçantë, për shpirt binjak, për gjysmën tonë tjetër.
Shpirti binjak mund të jetë vetëm një person, me energji të njëjtë sikur ju por që ka frekuencë të kundërt. Kur kemi frekuencë identike të energjisë, atëherë kemi arritur deri në procesin ying & yang. Në momentin kur njohim një person të tillë, fillon procesi i bashkimit në thelb ku gjithnjë e më shumë përforcohet marrëdhënia në fjalë. Nëse vërtetë kemi takuar shpirtin e tillë binjak atëherë do të mund të dimë nëse jeni bashkuar emocionalisht apo shpirtërisht.
Takimi i shpirtrave binjakë është shumë intensiv, është një përvojë e thellë që ndryshon të dy partnerët. Ata nuk mund të jenë të njëjtë, sepse e shohin veten në mënyrë krejtësisht ndryshe, por që intensivisht e shohin veten në gjysmën tjetër të shpirtit binjak.
Egoja mund ta rezistojë atë intensitet dhe të përpiqet të nxisë këtë marrëdhënie të partneritetit, dhe pastaj lindin dramat, grindjet dhe keqkuptimet – gjithçka deri sa shpirtrat binjakë nuk e kuptojnë se duhet të mësohen në dashuri pa kushte. Në mënyrë që shpirtrat binjakë të përmbushin qëllimin e tyre, të dy personat duhet të jenë emocionalisht dhe shpirtërisht gati për këtë marrëdhënie.
Zgjimi shpirtëror është qëllimi i takimit binjak, i cili fillimisht përmban karakteristika konfuze të njohjes, të cilat veçmë i kemi përjetuar me shpirtin binjak. Ne mendojmë se e njohim nga më parë, nga një jetë tjetër, kimia që na tërheq është shumë e fortë, emocionet janë intensive, njëlloj sikur dashuri në shikim të parë, shkruan femra.net. Në nivel energjik gjërat janë shumë më të thella se kaq – lidhemi përmes zemrës, frekuencat kundërshtare të energjisë bashkohen në një energji të vetme. Kjo është fuqia e vërtetë e dashurisë, ajo që është më e fortë se ne dhe kërkon diskutim të pakushtëzuar.
Dhe, kjo “më shumë” përmban përgjigje për pyetjen thelbësore – pse jemi këtu dhe çfarë duhet të bëjmë, cili është qëllimi i jetës sonë? Kur zgjohemi shpirtërisht, kjo është ajo që arrijmë ta kuptojmë në mënyrë të qartë.
Raporti jonë me shpirtin binjak na mundëson të dimë këtë ndjenjë. Çiftet binjake kalojnë nëpër një krizë të refuzimit të formave jofunksionale të marrëdhënieve romantike, që përpiqet të praktikojë për vetëdijësim dhe refuzim. Kjo është faza e testimit për gatishmërinë e pjekurisë dhe nëse arrijnë të tejkalojnë këtë, atëherë do të mund të vazhdojnë aventurën e përbashkët të zgjimit shpirtëror, shërimit dhe maturimit.
Disa nga çiftet binjake nuk arrijnë dot kurrë bashkimin e plotë të shpirtrave të tyre, mbesin në fazën e testimit dhe rezistencës të krizës së egos, zemërimit, manipulimit, kundërshtimit, gjë që është e pamundur të zgjasë shumë sepse karakterizohet me një dhimbje të madhe.
Vuajtja e shpirtrave binjakë është aq intensivisht e fortë saqë lidhja e tyre e dashurisë shndërrohet në një dhimbje thelbësore – por ashtu është. Kjo është një eksperiencë e vërtetë që ndan shpirti binjakë, të vetëdijshëm për pamundësinë e të qëndruarit bashkë në vuajtjet e jetës. Pra, shpirti binjak është vetëm një, është një shkëndijë që ndriçon vetëm njëherë në jetë e që pastaj mund të nxehet apo të digjet.