Dashi
Një konfrontim emocional duhet shmangur me çdo kusht. Nëse dy miq po debatojnë, mos hyni në mes tyre. Jeni dëshmitar i një divorci të hidhur? Nuk keni pse mbani qëndrime. Kur ndiheni nën presion për të folur keq për palën tjetër, thjesht largohuni. Mos e vendosni veten në pozicione të pasigurta. Lërini telefonatat të kalojnë në mesazh zanor dhe mos iu përgjigjni emaileve pasionante derisa të ketë kaluar dita.
Demi
Keni shumë informacion në duar. Kur të tjerët ju bëjnë pyetje, jepni përgjigje të shkurtra. Nëse duan të dinë më shumë, ata do t?ju pyesin. Ju po përpiqeni të ndërtoni nëj imazh për veten, por shumica e kolegëve duan të dinë nëse preken apo jo. Kjo mund të duket egoiste, por është e kuptueshme. Tregohuni realistë dhe merruni me gjërat tuaja.
Binjakët
Një person karizmatik ka shumë motive për përpjekjen e tij për t?u miqësuar me ju. Është mirë të ruani një farë distance me këtë person, edhe pse ju duket tërheqës. Aktualisht midis jush ka vetëm ëmbëlsi dhe dritë. Sapo të lëshoni rolin, tonet do të ndryshojnë. Do t?ju bëhen shumë kërkesa. Ndonjëherë do t?ju duket sikur nuk keni mundësi për të refuzuar. Me miq të tillë, kush ka nevojë për armiq. Ruani komunikim të sjellshëm, por professional dhe të distancuar.
Gaforrja
Keni përjetuar një rritje në karrierë së fundi. Kjo ju ka bërë të neglizhoni jetën tuaj personale. Mos u surpizoni kur miku juaj i ngushtë ose partneri të shprehë pakënaqësi për suksesin tuaj. Derisa të vendosni përsëri fokusin tek ta, marrëdhënia juaj do të vuajë. Në kundërshtim me atë që mendoni, ky person nuk po tregohet egoist, por thjesht po kërkon respektin që meriton. Nëse doni të ruani lidhjen, duhet t?i kushtoni kohë cilësore atij.
Luani
Gjetja e shtëpisë së ëndrrave është një mundësi e afërt. Nëse keni kohë që kërkoni, por pa fat, shikoni për një shtëpi pranë një liqeni ose deti. Një i afërm bujar do t?ju japë një pjesë trashëgimie familjare që e bën zemrën tuaj të lumtur. Duke e përdorur si duhet atë, do t?i ofroni vetes një mundësi të madhe.
Virgjeresha
Është kohë e mirë për të ndërmarrë një risk financiar, kreativ ose romantik. Jeni lodhur duke bërë të njëjtën gjë çdo dië. Të shkoni pas diçkaje që ju duket e paarritshme do t?ju ngrinte adrenalinën. Shanset janë që dyert të hapen për ju në momentin që do ta provoni. Nëse dikush u ka rezistuar propozimeve tuaja në të kaluarën, do të ndryshojë mendje. Provojeni përsëri.
Peshorja
Tregohuni realistë rreth asaj që duhet të bëni për të përmbushur një qëllim. Punësimi i një miku pa përvojë për të bërë një punë të rëndësishme do të rezultojë në katastrofë. Më mirë të shkoni tek një ekspert dhe të paguani pak më shumë se sa ti besoni këtij personi. Idetë tuaja mund të jenë të mrekullueshme, por duhet të ekzekutohen nga dikush që i njeh grackat e një industrie të caktuar.
Akrepi
Nëse keni problem me rrjedhjet e parave, bëni një donacion të vogël bamirësie. Gjithmonë ka njerëz që janë më keq se ty. Duke kujtuar veten për këtë, do të ndiheni më të sigurt për gjendjen tuaj financiare. Universi i shpërblen ata që janë bujarë me burimet e tyre. Nuk ka rëndësi si është llogaria juaj bankare e momentit. Rëndësi ka të zgjasni dorën për dikë që po vuan.
Shigjetari
Perfeksionizmi po ju fut në telashe. Është më mirë të mbaroni një projekt brenda afatit se të kërkoni kohë shtesë. Njerëzit ju besojnë juve shpërndrjen e informacioneve të besueshme. Nëse dështoni, reputacioni juaj do të ulet. Edhe pse është e admirueshme dëshira juaj për të bërë një punë të mirë, si fillim duhet të bëni këtë. Kur koha është jashtë kuptimit, më mirë ta kamufloni pak situatën se të obesoheni pas detajeve pa kuptim.
Bricjapi
Jeni duke u tërhequr nga shumë drejtime të ndryshme. Rezistojini tundimit për t?i kënaqur të gjitha palët. Nëse punëdhënësi juaj ka pasur kërkesa të padrejta mbi ju, thuajani. Edhe pse do t?i bini shkurt, përsëri do të tërhiqni admirues. Të vazhdoni të punoni me orë të gjata është një lojë e humbur. E rëndësishme është të mbroni nevojën tuaj për të pasur një jetë private. Nëse nuk ngriheni ju për veten tuaj, askush nuk do ta bëjë.
Ujori
Dikush që ju ka mërzitur nuk do të largohet plotësisht nga jeta juaj. Do t?ju kryqëzohen rrugët përsëri. Kjo është arsyeja pse duhet ta anashkaloni me minimumin e vëmendjes. Në vend që të përpiqeni të vini në vend drejtësinë, përqëndrohuni në ruajtjen e dinjitetit tuaj. Edhe pse jeni keqtrajtuar shumë,s?keni ç?bëni për të rikuperuar humbjen. Është koha për një fillim të ri.
Peshqit
Do të jetë i vështirë bashkëpunimi. Ju keni një ide specifike, por pjesa tjetër e grupit do të insistojë të shkoni në një drejtim tjetër. Duhet të vendosni nëse është ende me leverdi të qëndroni në këtë organizatë ose kompani. Largimi do të jetë më i vështirë se e mendonit. Nuk do të keni më të njëjtin nivel ndikimi. Ndoshta më mirë do të ishte të vazhdonit me programin dhe ta mbanit kokën lart. Pasi kjo punë të ketë mbaruar, do të keni një sens më të qartë për rrugën që duhet të ndiqni.