Dashi: Ju mungon të përqafoni miqtë dhe të jeni me to ashtu si dikur. Keni dëshirë të jetoni tashmë në një lloj normaliteti pasi shumë gjëra po ju duken të çuditshme dhe jashtë ekuilibrit. Planifikoni një barbequr me një grup të vogël miqsh. Ndiqni udhëzimet që të gjithë të jeni të sigurtë dhe shijoni së bashku.
Demi: E keni tepër të vështirë të mbani një mik i cili insiston të jetojë ende të kaluarën me plot momente gëzimesh. Pavarësisht se i rikujtoni sa i bekuar duhet të ndihet me gjithçka përreth vetes, ai ende vjon të ankohet për jetën dhe mendon se tani nuk është aq bukur sa dikur. Qëndrimi i tij negativ po fillon të ndikojë tek ju. Mund t’ju duhet të largoheni nga kjo mirësi për të mbrojtur mirëqenien në përgjithësi tuajën.
Binjakët: Keni humbur besimin tek një mik dhe kjo ka filluar t’ju dëmtojë. Ju keni besuar tek ai/ajo prej vitesh dhe kurrë nuk e keni imagjinuar se do t’ju tradhtonte. Kur dikush jua punon prapa krahëve dhe bën diçka për të cilën ka thënë se kurrë do e bënte, në fakt nuk mund të bësh asgjë për të. Mos i shpenzo kohë vetes duke u mërzitur.
Gaforrja: Përsa kohë nuk përballeni me problemet që po ju mbajnë pezull, do të ndjeheni të irrituar dhe të dekurajuar. Pavarësisht nëse mund të preket një marrëdhënie, një marrëveshje e përbashkët ose diçka tjetër duhet të merreni me të. Ka shumë rëndësi të gjeni zanafillën e çështjes. Që të ecni përpara, duhet të merreni me problemet e të kaluarës.
Luani: Po përpiqeni të tregoheni objektiv, por kjo nuk është e lehtë kur përballeni me një situatë tejet emocionale. Nuk do mund të merrni vendime të arsyeshme nëse i merrni gjërat shumë personalisht. Përfshirja emocionale për shkak të telasheve të një miku apo mikeshe, mund t’ju bëjë të ndiheni jo mirë. Po bëni shumë për të tjerët por jo aq sa duhet për veten tuaj.
Virgjëresha: Nuk ndiheni të lumtur lidhur me një vendim apo një angazhim që keni marrë kohët e fundit. Ju po shpenzoni shumë kohë duke e analizuar gjithçka me mendjen tuaj. Nëse vërtetë pendoheni për këtë vendim, është koha që edhe njerëzit e tjerë të dinë se si ndiheni vërtet për këtë. Nuk është shume vonë për tu tërhequr. Mos bëni asgjë dhe mos vazhdoni nëse një gjë ju bën që të shqetësoheni ose që ju vë në siklet.
Pershorja: Para se të bini dakord për një propozim që dikush ju ka bërë, merrni kohën e duhur dhe mendoni se si mund të ndiheni nëse pranoni. Njerëzit duan që ju të tregoheni të sinqertë me ta. Nëse mendoni se ka diçka të gabuar ose ekziston dikush që nuk mund t’i besoni, mund të tregoheni edhe diplomatic, por i vërtetë. Dikush mund t’ju falënderojë për mendimet tuaja.
Akrepi: Do të duhet pak këmbëngulje nga ana juaj që partneri apo një mik shumë i afërt të tregojë ndjenjat e vërteta që ka për ju. Do bëni një gabim shumë të madh nëse do injoroni intuitën tuaj. Do arrini të kuptoni se fjalët që ju thotë dikush nuk janë ato që mendojnë vërtetë. Besoji intuitës dhe me pak nxitje ndaj vetes do arrini të nxirrni të vërtetën prej tyre.
Shigjetari: Keni punuar shumë dhe jeni lodhur. Përveç kësaj, jeni lodhur sepse keni vendosur detyra të tjera të mërzitshme para argëtimit. Pas gjithë punës që keni bërë kohët e fundit, keni të drejtë të merrni pak pushim. Edhe një shëtitje në park ose ecja me qenin do të ushqejë shpirtin tuaj.
Bricjapi: Njerëzit janë të paparashikueshëm. Ambienti nga shtëpia tek puna ndryshon totalisht. Mund të ndiheni sikur diçka negative ju rrethon. Por e vërteta është kjo: Një i ri në familje ka humor, një koleg është i mërzitur dhe një fqinj është me temperament të fortë. Por sa më pak kohë të kaloni me të tjerët dhe sa më shumë kohë me veten, aq më mirë do jetë.
Ujori: Do të keni shumë ide të këndshme. Ndajini ato me familjarët dhe miqtë tuaj. Dikush pranë jush që ka frymëzim do tjua bëjë më të lehtë që të jeni krijues. Shfrytëzoni çdo mundësi për të ushtruar imagjinatën. Punët krijuese si pikturimi, kopshtaria apo shkrimi do ju largojnë stresin e përditshëm dhe ndiheni akoma më mirë.
Peshqit: Mos u mbështesni tek dikush tjetër për të bërë një punë që ju takon ju. Duket joshëse kur dikush ofrohet ta bëjë për ju, por kështu mund të futeni në telashe, pasi aftësia e tyre për atë punë lë për të dëshiruar. Gjëja më e arsyeshme që duhet të bëni është që ta filloni vetë atë punë. Në fund fare do të ndiheni mirë që ia dolët.