Dashi: Të jesh aty pranë partnerit kur ai ka nevojë do të dëshmojë angazhimin tënd të sinqertë në marrëdhënien tuaj. Nëse nuk keni pasuri komunikim të mirë këto kohë, është momenti të uleni dhe të diskutoni me qetësi. Je gati të vësh më shumë kohë në dispozicion për të gjetur ekuilibrin e duhur në raportin në çift dhe në marrëdhënie të tjera. Në fund të gjithë do të jenë mirënjohës dhe do të bëjnë dhe ata përjekjet e tyre.
Demi: Është koha që të ndalosh së menduari për të kaluarën. Në vend të kësaj mendo për të ardhmen. Një mik do të të akuzojë se je shpërqendruar sepse nuk po i kushton vëmendje gjërave që thotë. Duhet të gjesh një mënyrë për të treguar se vërtet ke interes dhe se do mbash premtimet që po bën.
Binjakët: Je lodhur duke marrë sinjalizime në mënyrë të vazhdueshme dhe faktin që të tjerët të kujtojnë gjithë kohën se si duhet të veprosh apo çfarë të bësh. Ti thjesht dëshiron që gjërat të kthehen në normalitet dhe të jetosh jetën tënde pa pasur një rregullore të caktuar. Nëse të del një çështje duhet të përballesh sa më shpejt për ta zgjidhur. Sa më gjatë ti lesh problemet, aq më keq marrin gjërat.
Gaforrja: Një lajm i mirë po të jep një shtysë më shumë për të organizuar një festë. Një mik i mirë apo partneri do të plotësojë dëshirën tënde. Ai e ka një ide se si të të bëjë të lumtur. Ndihesh për mrekulli. Nuk është nga ata momente që do të kalojë shumë shpejt dhe pa ngulitur disa kujtime dhe një bekim për veten.
Luani: Ndryshime të rëndësishme po të presin. Po merr një vendim të madh dhe nuk ka rëndësi fare se çfarë mendojnë të tjerët. Kjo do të jetë vetëm zgjedhja juaj. Një person që ke takuar kohët e fundit do të tërheqë vëmendjen tënde. Nëse je në një lidhje mos u tundo. Por nëse je single: ‘Përdor syrin tjetër’ për ta parë si partner të ardhshëm.
Virgjëresha: Po rrethohesh me plot ngjarje dhe mbledhje me shoqërinë. Do të ofrohen disa mundësi të reja. Mos u mendo shumë të japësh një përgjigje për një gjë që e ke me dëshirë ta bësh. Edhe nëse nuk po kërkon për një lidhje, do e gjesh veten të tërhequr një person i huaj.
Peshorja: Ndjen vërtetë nevojën për të biseduar me dikë, por duhet të kesh kujdes se kë zgjedh të flasësh për problemet e tua. Këshillat që të ofrohen synojnë për mirë, por mund të jenë krejtësisht të gabuara për ty. Një plan që ke bërë me partnerin do të prishet dhe do të jetë pak e bezdisshme. Nëse ke vendosur të investosh në marrëdhenien aktuale në çift, do jesh në gjendje të rregullosh dhe të heqësh çdo penesë.
Akrepi: Gjithmonë të ka pëlqyer ti mbash gjërat sa më private dhe kjo është zgjedhje që askush nuk mund të ta cënojë. Një mik po pyet veten se çfarë sekretesh po mban. Por nëse do që ai mos të dijë asgjë, thjesht mos ndrysho zgjedhje, edhe pse në fakt është një person me të cilin ndjehesh gjithmonë mirë dhe është besnik ndaj teje. Ndoshta sekretet jo, planet afatgjata duhet ti bëni bashkë. Një dyshe fantastike për pushime.
Shigjetari: Ndryshimet në planet sociale do të tregojnë nëse je aq i sinqertë. Një mik po pret që ta ndihmosh, dhe nëse vertet e vlerëson marrëdhënien me të, siç thua, do të ishte gjëja më e mençur që ti shtrish dorën. Në fund të fundit, ai do të bënte të njëjtën gjë për ty dhe për këtë mos ki dyshime.
Bricjapi: Zbulo ndjenjat e tua të vërteta pasi kjo është një mënyrë që të largosh mërzinë nga humbja e një personi për të cilin ke menduar se është special. Marrëdhënia juaj është në rrezik sepse po e mban vetë larg. Ai ndërkohë po ndihet i pasigurt dhe nervoz. Trego se çfarë ndjen, bisedo me të, dhe mendohu mirë: Çfarë dua të bëj tani?
Ujori: Thashethemet që po dëgjon lart e poshtë po të bëjnë të dyshosh për një miqësi që ke menduar se është e fortë. Pyetja që duhet ti bësh vetes është: A duhet të besoj ato që thonë njerëzit? Nëse ndihesh i stresuar është mirë të marrësh pjesë në një festë. Je lodhur shumë edhe në punë dhe ke nevojë për pak pushime. Do lehtësohesh dhe do të të largohet çdo problem që ke përjetuar.
Peshqit: Sa herë ndihesh i veçantë apo i adhuruar nga familja, vendos tu bësh një suprizë të veçantë. Edhe sakrificat e vogla që bën për to të bëjnë të ndihesh i lumtur. Tani është koha për të marrë pjesë në ngjarje dhe takime të vogla.