Kur Meghan Markle u shfaq kohët e fundit me varëse diamanti ku ishin shenjat e zodiakut të dy fëmijëve të saj, të gjithë e kuptuan që ajo beson tek astrologjia. Ashtu si miliona prej nesh, edhe Meghan me siguri e lexon horoskopin.
Si historia e Princeshës Margaret krijoi fiksimin e njerëzve tek
Meghan dhe të gjithë ata që nuk e nisin ditën pa lexuar parashikimin e yjeve, duhet t`i jenë mirënjohës Princeshës Margaret.
Kur motra e vogël e Mbretëreshës Elizabeth lindi në vitin 1930, Sunday Express ngarkoi astrologun R.H. Naylor të parashikonte të ardhmen e mbretërisë së re. Historia bëri aq bujë në publikun britanik, saqë gazeta i bëri parashikimet e ditëlindjes një rubrikë të rregullt. Në vend që të fokusohej në ditëlindjet individuale, Naylor krijoi parashikime më të përgjithshme rreth shenjave të lashta me 12 yje-duke grupuar ata që kanë lindur në muaj të caktuar, në shenjën e tyre astrologjike, dhe duke u atribuar tipare të personalitetit këtyre shenjave. Kjo krijoi epokën e artë të astrologjisë dhe gazetat periodike në të gjithë botën futën parashikimin e horoskopit si një rubrikë të rregullt.
Në ditët e Princeshës Margaret, njerëzit prisnin me ankth parashikimin e tyre astrologjik në gazeta ose revista (disa madje e ndaluan marrjen e vendimeve të mëdha derisa të lexonin parashikimin), por sot me internetin, njerëzit kanë më shumë akses dhe madje lexojnë parashikime nga astrologë të ndryshëm.
“Interesi për astrologjinë u rrit edhe më shumë gjatë pandemisë”, thotë Susan Miller, një astrologe e njohur, faqja e internetit e së cilës astrologyzone.com ka më shumë se 10 milionë vizitorë në vit.
“Njerëzit kanë qenë gjithmonë të dhënë për të lexuar horoskopët e tyre, por disa e bënin në heshtje. Tani nuk është më një sekret”, shton Miller.
Edhe kur nuk janë të fiksuar kushedi se çfarë pas zodiakut, bizhuteritë me këtë tematikë po preferohen gjithnjë e më shumë.
Po për t`iu kthyer edhe njëherë historisë së Princeshës Margaret.
Duket se parashikimet e Naylor në vitin 1930 për Princeshën Margaret ishin gjithashtu mjaft të sakta. Ai parashikoi që rreth vitit të saj të shtatë do të kishte një ngjarje të rëndësishme për familjen mbretërore dhe Britaninë e Madhe. E gjeti: Një vit para ditëlindjes së saj të shtatë, Edward VIII hoqi dorë nga froni duke e bërë babanë e saj Mbret të Anglisë dhe duke ndryshuar rrjedhën e jetës së saj dhe të gjithë familjes.
Ja pse nuk kanë faja ta që e lexojnë çdo ditë parashikimin.