Si të njohim Demin
Një miku im shumë i dhënë pas udhëtimeve, i cili ka qenë pothuajse në çdo vend të botës të paktën dy herë, më tha njëherë se kurrë nuk do ta harronte udhëtimin e tij të parë me anije, në jug të Spanjës. Një ditë, ndërsa ai ishte në kuvertë duke admiruar pamjen, një shkëmb gjigand dhe i fortë, u shfaq në horizont, duke u zmadhuar gradualisht, nën detin e ndritshëm të Mesdheut. Dikush në anije bërtiti: “Shiko! Shkëmbi i Gjibraltarit!” Shoku im i impresionuar, shkrepi një foto për ta patur kujtim, pastaj u kthye drejt një adoleshenti të mërzitur, të ulur në karrige në kuvertën e anijes dhe e pyet i frymëzuar: “ A nuk është e mrekullueshme”ë Dallgë të pafundme e kanë rrahur këtë shkëmb gjatë shekujve, stuhitë e kanë goditur atë, ushtritë e kanë sulmuar dhe qytetërimet kanë ardhur e ikur, por ai ka mbetur atje, më i fuqishëm se kurrë. Asgjë nuk mund ta ndryshojë dhe as ta lëvizë atë nga vendi”. I riu me përtesë ju përgjigj: “Po, e di. Më kujton babain tim”.
Babai i tij ka lindur në maj. Dhe ky është një nga shembujt sesi mund të përshkruash një njeri të shenjës së Demit. Atë mund ta gjesh në vendet më pjellore, siç do të ishte një fermë, një bankë ose një zyrë e pasurive të patundshme, por ju do ta gjeni atë të kullosë edhe në fusha dhe lëndina të tjera. Ka shumë persona të shenjës së Demit që janë inxhinierë, yje filmash, nëpunës, mbretër dhe mbretëresha, pastrues oxhaqesh, kasapë, furrxhinj dhe orëndreqës. Ju gjithmonë mund ta dalloni Demin e fortë, nga qëndrimi i tij i heshtur. Deri sa ju të miqësoheni me të, bisedat më të gjata do të jenë: “Po,” “Jo,” “Faleminderit,” “Mirupafshim,” dhe shpesh “Uh-uh”, një zëvendësim për fjalën “Jo.” Nëse ai ka në ashedenten e tij Binjakët, Dashin apo Shigjetarin, ai mund të jetë më shumë i dhënë pas të folurës dhe mund të ecë pak më shumë i kapardisur. Por Demi tipik preferon të lëvizë më me ngadalë dhe të flasë me masë.
Ashtu si Shkëmbi i Gjibraltarit, ai është i fortë dhe i qëndrueshëm dhe asgjë nuk pengon qetësinë e tij. Ju mund të hidhni ujë mbi të, ose të ndizni një zjarr në mes të këmbëve të tij. Ju mund ta godisni me grusht në kraharorin e tij, apo të shihni me inat ose ti bërtisni me zë të lartë. Demi nuk do të lëvizë asnjë centimetër, pasi ta këtë vendosur këtë në mendjen e tij. Një person i shenjës së Demit rrallë nxiton, aq sa të shkelë këmbët tuaja. Ai thjesht do që ta lënë vetëm. Nëse nuk e shqetësoni atë, ai do të jetë shumë i kënaqur. Ngacmojeni këtë njeri dhe ai do të acarohet. Cënojeni dhe përgatituni për një luftë të dhunshme. Ai mund të durojë për muaj e vite me radhë, duke treguar vetëpërmbajtje dhe kontroll të përsosur. Pastaj një ditë, papritur, dikush mund të hedhë shumë ngarkesë apo peshë në shpinën e tij të gjerë. Atëherë Demi do të hungërijë, do të fillojë të godasë tokën me këmbë dhe do të picërrojë sytë, para se të sulet drejt jush. Largohuni nga rruga e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Temperamenti i Demit rrallë shfaqet impulsiv, por kur një Dem egërsohet nga inati, ai mund të shkatërrojë çdo gjë në rrugën e tij, përfshirë këtu edhe personat e shenjës së Akrepit. “Shkatërron” nuk është fjala e duhur. “Rrënon” ose “Prish” do ishte më e saktë. Mund të duhet një kohë e gjatë, që pluhuri të largohet dhe paqja të mbretërojë përsëri. Disa njerëz të shenjës së Demit, mund të kenë një vet-kontroll të tillë, që të shpërthejnë vetëm një ose dy herë, gjatë gjithë jetës së tyre. Edhe ata që zemërohen më shpejt, nuk do të shpërthejnë më shumë se një ose dy herë në vit. Megjithatë, është më mirë që të mbahet mend, se Demi zakonisht nuk acarohet apo nxehet. Në qoftë se incidenti është aq i madh sa për të tronditur emocionet e tij (zakonisht të qeta), ju mund të përballeni me një tërbim të verbër, jo me një inat të zakonshëm.
Ju mund të prisni që shumë njerëz të lindur në Maj, ti ngjajnë me të vërtetë demit dhe si meshkujt ashtu edhe femrat kanë një cilësi shpirtërore të pakapshme me kafshën që simbolizon shenjën e tyre të horoskopit. Vështrimi në sytë e femrave të Demit, do të jetë i qetë dhe të kthjellët, por edhe i qëndrueshëm. Ajo do të lëvizë me hijeshi, me plogështi, por pa fshehur forcën brenda saj. Sa për meshkujt, qafa shpesh do të jetë e trashë ose muskuloze, supet, krahaori dhe shpina të gjera dhe të forta. I gjithë trupi do të jetë i plotë dhe i mbushur, qoftë i shkurtër apo i gjatë. Veshët janë zakonisht të vogla dhe të ngjitura me kokën. Kur ata hanë, përtypen ngadalë dhe zakonisht kanë metabolizim të shkëlqyer. Jo të gjithë, por shumë Dem kanë flokë kaçurrel ose me onde. Ata zakonisht kanë sy të errët dhe lëkurë zeshkane. Edhe njerëzit me flokë bjondë, sy me ngjyrë të çelur apo lëkurë të zbehtë, kurrë nuk do të tregojnë brishtësi në mendje apo karakter.
Demi tërhiqet fuqishëm nga gjinia e kundërt, por ndjekjet agresive për të arritur çdo lloj kënaqësie, nuk bëjnë pjesë në manualin e tij. Ai preferon që njerëzit të tërhiqen vetë prej tij. Pse duhet të harxhojë ai energji, gjatë përpjekjes për ti ndjekur ata rreth e rrotull lëndinave të fshatitë Një udhëtim i shkurtër në një fermë dhe disa vëzhgime të mprehta të ligjeve të natyrës, do tju bëjnë të qartë, sesi aktivizohen emocionet e Demit, si në dashuri, edhe në miqësi. Pasiviteti është sjellje tipike për Demin. Ai më shumë do ti gëzohet mikpritjes së njerëzve në shtëpi, sesa të vihet në vështirësi dhe të shkojë për vizita tek shtëpitë e të tjerëve. Përpjekjet e nevojshme për të arritur popullaritetin, nuk janë pjesë e natyrës së Demit. Nëse ju doni që ai të jetë i pranishëm për ju, mund ti telefononi atij. Ai do të jetë atje. Jepini atij një shenjë se jeni e interesuar për miqësi apo romancë dhe ai do ta kapë menjëherë, nëse është në interesin e tij. Ata dinë si të sillen në situata të tilla, gjë që nuk ndodh gjithmonë me shenjat e tjera të zodiakut, ndonëse mund të jenë më të shoqërueshme se shenja e Demit. Demi rrallë shqetësohet apo stresohet, aq sa të kafshojë thonjtë. Ai mund të shfryjë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç ai do të donte, por nuk është tip nervoz. Është në natyrën e tij që të jetë stoik dhe ti marrë gjërat me qetësi dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë tendencë themelore.
Një Dem mesatar, ka një shëndet të shkëlqyeshëm, me një fizik të fortë. Ai mund të mbajë shumë në shpinën e tij, por kur bie nga shëndeti, mund ti duhet një kohë e gjatë që të rikuperohet, për shkak se është shumë kokëfortë për tju bindur mjekut. Duke mos qenë optimist si natyrë, kjo nuk ndihmon në shërimin e tij të shpejtë. Zonat e ndjeshme të tij janë fyti, qafa, këmbët, shputat e këmbëve, organet riprodhuese, shpina dhe shtylla kurrizore. Ftohjet shpesh kthehen në acarime fyti dhe mbipesha për shkak të dashurisë së përhershme të Demit për ushqimin dhe pijet, mund të shkaktojë probleme në zemër, por edhe probleme me qarkullimin e gjakut, ne vena dhe variçet, apo ankesa të tjera kronike. Shumica e njerëzve të lindur në Maj, mund të qëndrojnë lehtësisht të shëndetshëm, në krahasim me ne njerëzit e shenjave të tjera, nëse ata shmangin obezivitetin, pasivitetin dhe infeksionet në veshka. Le ta pranojmë hapur. Nëse Demi do hajë dhe pijë pa kriter, ai do të humbasë fizikun e tij të shkëlqyer dhe shëndetin e tij të mirë, prandaj ai nuk mund ta lejojë diçka të tillë. Ndërkohë që një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të tij, është mungesa e ajrit të të periferisë dhe mungesa e ushtrimeve fizike. Sistemi i tij gjithmonë do të ketë nevojë për këto dy elementë, edhe pse ai mund të jetë shumë kokëfortë për ta pranuar këtë.
Meqënëse jemi duke folur për kokëfortësinë e Demit, është e kotë ti thuhet një personi të shenjës së Demit, se është shumë kokëfortë. Sipas mendimit të tij, ai nuk është aspak kokëfortë. Ai është thjesht një njeri i durueshëm. Ai nuk e quan vetëm kokëfortë, por vetëm të arsyeshëm dhe të qëndrueshëm. Madje, ai nuk arrin ta kuptojë, pse njerëzit e gjykojnë atë në mënyrë të padrejtë.
E vërteta absolute është se Demi është një nga shenjat më kokëforta të zodiakut. Meshkujt dhe femrat e kësaj shenje duket sikur i kanë ngjitur me ngjitës pas karrikes dhe pas mendimeve të tyre. Një burri i shenjës së Demit, do të refuzojë të shoqërojë gruan e tij në shtëpinë e një mikeshe, nëse aty nuk do të ketë një karrige të rehatshme për të. Ajo do të përpiqet më kot ti ndryshojë mendjen. Ai thjesht nuk do të shkojë me të. Një grua e shenjës së Demit, e cila nuk i aprovon miqtë e burrit të saj, fare thjeshtë nuk do të bisedojë me ta. Megjithatë, Demat mund të mbajnë një qëndrim të durueshëm, duke u justifikuar se ky është një virtyt i tyre. Shumë prej tyre, i mbajnë ngarkesat emocionale dhe fizike në heshtje, pa u ankuar asnjëherë. Sa më shumë probleme të grumbullohen, aq më shumë forca gjen Demi për ti duruar. Besnikëria dhe përkushtimi për familjen dhe miqtë e tij shpesh tejkalojnë çdo masë. Shumë meshkuj dhe femra të shenjës së Demit, meritojnë medalje të arta për guximin me të cilin i kanë përballuar goditjet e fatit që jeta e ka dhënë. Ndërkohë që këto goditje do kishin thyer shenjat e tjera të zodiakut që në momentin e parë.
Lidhur me ushqimin, mund të them që ka shumë pak gjëra që nuk hyjnë në shijet e Demit. Ai zakonisht mund të hajë në një vakt, nga speca të skuqura tek torta me krem çokollate, nga turshitë e tharta tek frutat me kanellë. Bifteku dhe bërxollat e viçit, janë të preferuarat e tij dhe atij i pëlqen shumë të mbarojë ato që kanë mbetur në pjatë. Humori i Demit është e ngrohtë dhe paqësor, pa asnjë element falsiteti në të. Këta njerëz rrallë janë vërtet mizor apo hakmarrës. është fakt i çuditshëm që Demët mizorë kanë shumë planete të pozicionuar te Dashi në momentin e lindjes. Këto dy shenja duket sikur nuk përshtaten mirë me njëra- tjetrën. Hiltleri është një shembull që e vërteton këtë.
Tani, në lidhje me çështjen e parave- Demi dhe paratë e tij, rrallë janë të ndarë nga njëri tjetri. Jo çdo Dem është një milioner, por ju nuk do të gjeni shumë prej tyre duke qëndruar në rradhë për supë të lirë nepër qëndrat sociale. Demit i pëlqen ta ndërtojë perandorinë e tij ngadalë dhe me siguri maksimale. Ai fillon me një bazë të fortë, pastaj gradualisht shton një histori suksesi, derisa ai ka ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe një llogari bankare të majme. Në mënyrë të çuditshme, Demit i pëlqen të grumbullojë pushtet, së bashku me para, por thjesht për kënaqësinë e posedimit. Paraja i jep atij, përveç kënaqësisë edhe siguri.
Ai impresionohet shumë nga madhësia e gjërave. Sa më e madhe diçka, aq më interesante është për të. Kështu, sa më e madhe një ndërtesë, aq më tërheqëse është për Demin. Në një kopësht zoologjik, ai do kalojë, pothuajse pa i vënë re majmunët e vegjël, ndërsa po shkon drejt zonës së elefantëve të fuqishëm dhe gjigandë. Një person i shenjës së Demit, mund ti përballojë me guxim mbresëlënës kafshët e mëdha, por do të trembet për vdekje nga një mi. Një tigër i zgjidhur nga zinxhirët, nuk do ta bëjë Demin ti lëvizë asnjë qerpik, ndërkohë që një grenzë do ta bëjë atë të vrapojë me nervozizëm.
Pikturat e bukura dhe simfonitë e famshme, e provokojnë thellë një njeri të shenjës së Demit. Çdo Dem zotëron pak nga dashuria e Afërditës për artin dhe muzikën. Shumë prej burrave dhe grave të shenjës së Demit, kanë zëra të bukur. Disa prej tyre këndojnë në mënyrë profesionale, të tjerët nën ujin e dushit, apo të zhytur në shkumën e vaskës dhe në ëndrrat për një jetë të sigurt. Në një farë mënyre, muzika gjithmonë do të prekë jetën e tyre dhe vizatimi ose piktura, shpesh do të jenë hobi apo karrierra profesionale.
Nuk ka asnjë gjë të përmasa të vogla për Demin, përfshirë këtu kapacitetin për dashurinë e përjetshme dhe potencialin për pasurinë. Bakri, metali që përfaqëson Demin, është një përçues i shkëlqyer i elektricitetit dhe nxehtësisë, i cili ndriçon me bukurinë e tij përgjatë viteve të gjata të përdorimit dhe konsumimit. Njerëzit e tjerë mund të kenë nevojë për zjarre ndriçues për të ecur përpara, por natyra e qëndrueshme e Demit, nuk ka nevojë për pishtarë flakërues, për të ndriçuar rrugën e tij drejt jetës së sigurtë. Më në fund, suksesi do të vijë tek ai dhe Demi do jetë gati për të. Duke qenë se Afërdita, e spërkat atë me dashurinë për luksin, ai paguan shtrenjtë për pronat dhe zotërimet e veta, prandaj i ruan ato si thesare gjatë gjithë jetës. Gjithsesi, ai është armik i betuar i ekstravagancës dhe shpenzimeve të tepruara. Shtëpia e tij është kalaja e tij dhe askush nuk duhet të prishë paqen e Demit. Njerëzit e shenjës së Demit, janë po aq të qetë, sa vetë koha, po aq të thellë sa një pyll i dendur dhe kanë një forcë të tillë që mund të lëvizin edhe malet. Por sërish, një Dem është kokëfortë.
Personalitete të famshme Demi
Fred Astaire Balzac, Lionel Barrymore, Irving Berlin, Gary Cooper, Oliver Cromell, Bing Crosby, Salvador Dali, Stephen A. Douglas, Mbretëresha Elizabeth, Duke Ellington, Ella Fitzgerald, Henry Fonda, Margot Fonteyn, Sigmund Freud, Audrey Hepburn, Hitleri , Vladimir Nabokov, Robespierre, Robinson, Bertrand Russell,William Shakespeare, Peshkopi Fulfon, Barbra Streisand, Norma Talmadge, Shirley Temple, Harry S. Truman, Orson Welles.
Mashkulli i shenjës së Demit
Ndoshta ju e përfytyroni mashkullin tipik të Demit si të qetë, me shpirt praktik, të arsyeshëm dhe me këmbë të ngulura fort në tokë. Kjo është plotësisht e vërtetë- ai kështu është. Ju gjithashtu mund të vëreni se ai është i ngadalshëm në veprime, i matur dhe i kujdesshëm. E vërtetë përsëri. Prandaj, ju arrini në përfundimin, se është e logjikshme të supozohet se ai nuk është shumë romantik. Këtu jeni komplet gabim!!
Ku e keni marrë idenë se ju mund të analizoni natyrën e Demit, duke përdorur logjikën e pastër vetëmë Ndoshta nga ndonjë mashkull i shenjës së Peshores, i cili është duke u përpjekur t’ju bëjë përshtypje me idetë e veta brilante. E pra, ai është gabim. Logjika nuk hyn shumë në punë, kur doni të zgjidhni enigmën rreth një simboli të fortë dhe maskilist si Demi , i cili drejtohet nga një planet, i dashur dhe paqësor si Afërdita. Dërgoje atë djaloshin mendjendritur të Peshores, përsëri në bibliotekë.
Demit mund ti duhet një kohë relativisht e gjatë, para se të vendosë se ai ju dëshiron për gruan e tij. Por pasi ai ta ndajë mendjen se ju jeni femra e duhur dhe të vendosë në trurin e tij që do tju bëjë të vetën, ai do të bëjë që kandidati i Peshores të duket i ngathët para tij. Ai do të bënte me turp edhe Luanin krenar dhe Akrepin pasionant. Ky mashkull i shenjës së Demit, praktik, i ndjeshëm, i matur, i vendosur është në gjendje t’ju dërgojë një trëndafil të vërtetë çdo ditë deri sa të dorëzoheni para propozimit të tij për martesë apo çfarëdo tjetër. Ai mund edhe të shkruajë një poezi apo prozë dhe tjua dërgojë atë me postë, pa vendosur emrin e tij, i bindur që ju do ta merrni me mend cili është dërguesi. Demi mund të jetë një i dashur i butë, i kujdesshëm dhe mbrojtës. Natyra e tij sensuale, do ta bëjë atë të ndjeshëm ndaj parfumit tuaj ekzotik, butësisë së lëkurës tuaj dhe të flokëve tuaj. Ndjeshmërinë që ka Demi ndaj prekjes, ju pothuajse mund ta prekni.
Është krejtësisht e vërtetë se Demi nuk është një ëndërrimtar i madh si mashkulli i shenjës së Ujorit. Demi kurrë nuk do të fshijë nga lista, menjëherë si një Luan, apo tju premtojë se do tju marrë me anije dhe do tju çojë në një kështjellë zanash, ku do të jetoni përgjithnjë të lumtur sëbashku, ashtu siç do të bënte një Dash. Ai me shumë gjasa do të bjerë në gjunjë para teje, një mbrëmje të shtune dhe në duar do ketë projektin e shtëpisë prej druri që ka planifikuar të ndërtojë për ju, sëbashku me një shumë parash.
Ai ndoshta do ta ketë paguar paradhënien e plotë të shtëpisë, ose të paktën, qeranë e apartamentit me qera, para se ju të dy të fejoheni. Ky njeri është një biznesmen i vërtetë. Kur Demi do tju drejtojë për në shtëpinë e tij, e cila nuk do të ketë asnjë ngjashmëri me kështjellën e zanave, ju mund të jeni e sigurt se hipoteka tashmë është e depozituar në bankë. Kjo është diçka që vështirë se do tju bëjë të ankoheni. Ju do të pyesni veten pse këni kërkuar që të mbështilleni me ato retë rozë ëndërrimtare, sapo të keni provuar ngrohtësinë e batanijeve të buta dhe të sigurta të Demit. Ju do të jeni shumë e zënë, duke shijuar mobiljet tuaja të reja dhe llogaritë bankare, për të qarë për ëndrrat e mjegullta që ndoshta nuk do të kishin ardhur asnjëherë, gjithsesi. Kjo do të ndodhë, nëse ju jeni një femër që çmon pasuritë e prekshme. është për të ardhur keq, se jo të gjitha femrat arrijnë ta vlerësojnë këtë. Por vajzat e ndjeshme, nga 18 vjeç deri në 80 vjeç, i vlerësojnë mënyrat e qeta dhe natyrën e butë të Demit. Gjestet e tij sentimentale dhe joshja e këndshme, mund të jenë po aq të kënaqshme sa ofshamat poetike me shumë ngjyra dhe emocionuese të Don Zhuanëve. Pyesni ndonjë grua që ka qenë në një lidhje të qëndrueshme me një Dem, sesa mirë dhe e sigurt është ndier nga dashuria e tij.
Natyrisht ka dhe të meta në një aventurë romantike me një mashkull të shenjës se Demit, pasi jo çdo gjë është e përsosur. Por edhe ju duhet të keni një sjellje prej zonje të vërtetë. Asnjë mashkull i Demit nuk do të merrej me një femër që ka një sjelljë mashkullore, që prej zërit deri te gjestet. Nëse keni ndonjë mendim që doni tia shprehni atij, mos e bëni këtë me zë të lartë, aq më tepër në publik. Ai e respekton shumë një femër inteligjente, por ju do të bënit mirë që ta lini atë të jetë ylli i grupit shoqëror, edhe kur ju jeni duke vallëzuar faqe më faqe, edhe kur jeni të ulur krah më krah, në një restorant. Nëse do të bëni si grua e emancipuar para shokëve të tij, ai do të ketë një nga këto dy reagime: Nëse ai është një Dem i prapambetur ( ju do të habiteni se sa shumë të tillë ka rrotull), ai ka gjasa tju jap një të shtyrë, ndoshta edhe një shuplakë të mirë kur ju të shkoni në shtëpi-ose më keq akoma, para se të shkoni në shtëpi. Nëse ai është një lloj më i sofistikuar, ai thjesht do të kyçë gojën dhe do ulet aty si një copë e madhe guri, duke refuzuar të flasë një fjalë tjetër gjatë gjithë natës, deri sa ju të ndiheni kaq keq sa do donit të hapej toka dhe tju përpinte. Edhe miqtë tuaj do të ndihen shumë në siklet. Pra, me të vërtetë, ky mashkull mund tju prishë mbrëmjen tuaj, për të mos thënë të gjithë stilin tuaj të jetës.
Impulsi juaj i parë do jetë që të rregulloni dëmin që bëtë dhe ti ktheni humorin, para se ai te largohet, por kjo është e pamundur të ndodhë. është njësoj sikur të provoni të lëvizni Shkëmbin e Gjibraltarit! Në fakt, nëse tentoni ta ktheni atë në gjëndjen e mëparshme sociale, do kuptoni më vonë që do ishte më mirë mos ta kishit provuar fare. Madje nëse e nxisni shumë, ai do kthehet nga një copë akulli i heshtur, në një Dem të tërbuar që turfull dhe nga tërbimi mund të marrë çdo gjë përpara. Në këtë situatë, ju do të donit të fshiheshit nga miqtë tuaj për muaj me rradhë.