Disa njerëz i tremb vetëm ideja se mund të jenë sërish në krahët e ish-it. Të tjerë e ëndërrojnë.
Me Hënën e Re nga Virgjëesha në Peshore, prej ditës së sotme, tre shenja janë të predispozuara të hidhen në krahët e tij/saj.
Virgjëresha
Të gjithë e dinë se sa e urren ti atë. Nuk ke lënë njeri pa ia treguar historinë me të. Mbase nuk e urren dhe aq sa thua. Mund të rikthehesh me të, por do të duhet të justifikohesh gjatë tek të tjerët. Mund të marrësh edhe mësimet prej ndarjes që patët.
Akrepi
Ju dëshironi të ktheheni së bashku, sepse nuk keni mbaruar punë ende me të. Nuk ke ndërmend të kthehesh me të për dashuri, do thjesht ta kesh afët për t`u hakmarrë edhe ca. Ai ka bërë gabim dhe ti nuk je gati ta lësh të ikë i qetë. Mezi pret ta shikosh të vuajë.
Shigjetari
Do ktheheni bashkë, por jo në mënyrën që ti mendon. Mbase do jetë një fëmijë i përbashkët që do t`ju lidhë përgjithmonë, por kohët e mira mes jush kanë marrë fund. Ajo që do keni tani do jetë një lidhje “për hir të…”. Do donit të rrinit sa më larg njëri-tjetrit, por ruani qetësinë. Në fund jinni mirënjohës që të paktën nuk do ju duhet të jetoni bashkë.