Të gjithë njohim njerëz naivë, të cilët besojnë shpejt pa dyshime edhe pa pyetur. Sipas astrologjisë njerëzit më naivë iu përkasin këtyre shenjëve të Horoskopit:
Dashi
Personat e shenjës së Dashit janë më naivë kur janë në një lidhje. Megjithëse të gjithë i paralajmërojnë ata që të jenë të kujdesshëm ata përsëri i besojnë verbërisht partnerit të tyre. Dashi i dashuruar do të injorojë edhe zërin e brendshëm se diçka është shumë e mirë për të qenë e vërtetë.
Gaforrja
Kur gaforret pësojnë një ndërprerje shumë të sikletshme, një grindje e dhunshme ose vdekja e një personi të dashur kanë tendencë t’u besojnë shumë njerëzve përreth tyre. Nëse ata njohin dikë që po kalon të njëjtën gjë, ata do të sigurohen që të mos ndihen keq dhe do të presin të njëjtën gjë nga ai person në kthim. Rezultatet shpesh i lëndojnë ata.
Bricjapi
Bricjapët gjithmonë duan të besojnë në më të mirën te njerëzit dhe kështu ata përfundojnë të mashtruar çdo herë. Bricjapët nuk duan të besojnë se ka njerëz që thjesht duan t’i përfitojnë prej tyre ose që bëjnë sikur i duan vetëm sepse duan diçka prej tyre. Megjithatë, Bricjapët të paktën mësojnë nga gabimet e tyre.
Peshorja
Peshorja është një nga shenjat më dashamirëse dhe besohet nga të gjithë. Kjo është arsyeja pse njerëzit i shfrytëzojnë ato. Ndonjëherë ato gjithashtu mund të jenë plotësisht të pavetëdijshme për gjërat që ndodhin rreth tyre, por është mirë që mund të mësojnë nga përvojat e njerëzve të tjerë.
Shigjetari
Shigjetarët mund të jenë pak naivë, sidomos kur udhëtojnë. Ata presin që kudo njerëzit do të jenë miqësorë, por nuk është gjithmonë kështu. Ata duhet të ndalojnë së supozuari se të gjithë janë të mire.
Peshqit
Pas çdo eksperience të keqe, peshqit i premtojnë vetes se nuk do të lejojnë më që të shfrytëzohen. Për fat të keq, ata nuk i përmbahen asaj dhe shumë shpejt i lejojnë njerëzit t’i manipulojnë përsëri.