Racionaliteti është prerogativa kryesore e disa shenjave të zodiakut, të cilat gjithmonë sillen në një mënyrë të tillë që të mos dominohen ose ndikohen nga ndjenjat. Kështu që ata mendojnë vetëm për profesionin, për t’u argëtuar në mënyrë të moderuar. Ata bëjnë një jetë të rregullt, pa goditje, përpiqen të sigurojnë që gjithçka të jetë gjithmonë në ekuilibër në mënyrë të përsosur, duke filluar me shëndetin e tyre.
Pasionet? Po, por pa tepricë. Të biesh në dashuri është në rregull, për aq kohë sa gjithçka është gjithmonë në mënyrë perfekte nën kontroll. Ndonjëherë shenjat janë të bindura për këtë, edhe pse ato thjesht nuk mund të harrojnë pamje të caktuara, përqafime të caktuara dhe netë të kaluara plot emocione. Në përpjekjet e tyre për të qenë racionalë, ata ndonjëherë arrijnë të kompromentojnë një marrëdhënie, në mënyrë që të mos përfshihen romantikisht në lidhje që rrezikojnë të jenë shumë të afërta.
1) Bricjapi
Eshtë një nga shenjat më racionale të zodiakut, gjithmonë të bindur se braktisja e vetes ndaj ndjenjave është e rrezikshme dhe kundërproduktive për interesat e veta. Shenja gjithmonë përpiqet të ketë një kontroll të përsosur mbi realitetin përreth dhe madje shkon aq larg sa të përdorë teknikat e manipulimit në mënyrë që të ketë një pamje të plotë të situatës, si dhe strategjitë për të kompromentuar dhe për të bërë një marrëdhënie të dështojë. Asgjë nuk i shpëton, kurrë nuk e lejojnë veten të dominohet nga pasionet, ose kështu besojnë, madje edhe ndjenjat i shprehin në një mënyrë të matur. Përshtypja, nga jashtë, është se është një shenjë e ftohtë, pothuajse e akullt. Në realitet, thjesht kanë shumë frikë nga dështimi dhe tradhtia.
2) Virgjëresha
Një shenjë tjetër për të cilën racionaliteti është gjithçka, edhe nëse në fushën sentimentale arrin të ketë kontrollin e situatës vetëm deri në një pikë të caktuar. Preferojnë të mbrohen nga rreziqet e të gjitha llojeve, kështu që kurrë nuk heqin dorë plotësisht nga pasioni dhe ndjenja, duke preferuar të përqëndrohen në punë dhe gjërat e ve. Nuk janë tipa romantikë dhe të butë dhe, pjesërisht nga frika e vuajtjes, shfaqin kontroll të përsosur nervor, deri në atë pikë sa partneri shpesh herë vihet në dyshime, nëse ekziston një ndjenjë dhe mbi çfarë baze qëndron bashkimi mes të dyve.
3) Shigjetari
Përsosmërisht racionalë edhe pse më pak të akullt se dy shenjat e mëparshme. Arrijnë të ndërthurin ndjenjat dhe profesionin por, nëse vihen prapa qoshes, zgjedhin të fundit, megjithëse me dhimbje. Dashuria për shenjën është sigurisht shumë e rëndësishme, por ajo akoma arrin të mbajë një shkëputje të caktuar dhe të menaxhojë atë që ndjen, me një dozë të mirë të racionalitetit. Sigurisht nuk është si Gaforrja e cila, kur bie në dashuri, humbet mendjen. Shigjetari gjithmonë e ka mendjen në vendin e vet. Dhe zgjedh në bazë të mirëqenies gjithmonë.
4) Peshorja
Eshtë një shenjë racionale në mënyrën e vet. Ajo meriton një vend në renditje për aftësinë e vet të madhe për të qenë gjithnjë e shkëputur nga pasionet e mëdha, pavarësisht se ankthi është shoqëruesi i një jete, dhe për përpjekjen e vazhdueshme drejt ekuilibrit, paqes dhe harmonisë, me çdo kusht. Për të mos debatuar ose prishur status quo-në e fituar me aq mund, duhet të jetë së bashku me një person që nuk do më, sepse racionaliteti – dhe një dozë e mirë ftohtësie – i sugjeron shenjës se është mënyra më e mirë, dhe me më pak probleme për të zgjidhur.