Si të njohim Shigjetarin
Shigjetari nuk ka asnjë grimcë keqdashje brenda tij. Ai i lëshon fjalët e tij të drejtëpërdrejta dhe shokuese me pafajësinë më të madhe. Madje edhe kur tenton të justifikohet, atij sërish i shpëtojnë ofendime nga goja. Mos e gjykoni atë shumë ashpër. Sepse një Shigjetar e ka gjithmonë pa të keq. Jo se ai ka nevojë për simpatinë time apo tuajën. Pas mënyrës së tij pa takt, është një mendje jashtëzakonisht e zgjuar dhe me standarde të larta. Kombinimi unik i zgjuarsisë, inteligjencës dhe lëvizjes së zjarrtë, zakonisht e çon shigjetën e harkut të shigjetarit direkt në qendër të tabelës. Ajo që të bën përshtypje si të Shigjetari mashkull, ashtu edhe te femra, është fakti që ata janë krejtësisht të pavëmendshëm ndaj fjalëve të tyre. Ata janë të bindur se janë njerëzit më diplomatë në botë. Ata i dëgjon gjithmonë duke thënë: “Çfarë, unë nuk i lëndoj ndjenjat e askujt për asgjë në botë. Unë jam shumë i kujdesshëm për këtë.” Dhe ata sinqerisht e besojnë atë që janë duke thënë. Në fakt, ata çdo gjë e bëjnë më ndershmëri. Shtirja dhe mashtrimi i çfarëdo forme nuk ka lidhje me ta.
Karakteristikat e tyre fizike nuk janë të vështira për t’u dalluar. Shiko për një kafkë mjaft të madhe, të mirë formuar dhe një ball të lartë dhe të gjerë. Tiparet do të jenë të sinqerta dhe të gëzuara, të hapura ndaj miqësive dhe ideve të reja; normalisht lëvizjet janë të vrullshme dhe të shpejta (edhe pse mund të takoni shigjetarë të ngadaltë në lëvizje). Ata shpesh do të bëjnë gjeste të shtrira në hapësirë, gjithëpërfshirëse, të cilat mund të jenë të befta dhe energjike, por ndoshta jo shumë të hijshme. Shigjetari mund të ngre krahun për të treguar diçka dhe në të njëjtën kohë të derdhë gotën me ujë. Ai mund të jetë duke ecur me kokën lart dhe të pengohet në një gur. Ndërkohë çanta e tij mund të hapet dhe të gjitha dokumentat do të shpërndahen në rrugë.
Sytë e personave që udhëhiqen nga Jupiteri, janë aq të ndritshme dhe vigjilente si të një harabeli dhe ata vetëtijnë dhe vezullojnë me nga një humor rigjenerues. Shigjetarët, pra harkëtarët janë ose trupa shumë të gjatë dhe atletik ose më të shkurtër se mesatarja, por me trup të fuqishëm. Ata të gjatët do t’ju kujtojnë kuajt e racës së pastër apo mëzat gjithë vrull. Në veçanti, në rininë e hershme, shumë prej tyre kanë një baluke të pabindur që bie vazhdimisht në ballë, njësoj si krifa e një kali. Ata do ta lëvizin këtë tufë flokësh me një lëvizje të kokës ose me një lëvizje të pandërgjegjshme të dorës- një zakon ky që do të mbetet edhe shumë kohë pasi modeli i flokëve të ketë ndryshuar.
Shigjetarët janë zakonisht të papërtuar. Ata e urrejnë të qëndrojnë thjesht ulur, por edhe të qëndrojnë kot në këmbë. Shigjetari ka një fizik të spikatur, qoftë edhe duke u nisur nga besimi i dukshëm dhe shpërfillja e sjelljeve të duhura. Ai ecën sikur gjithmonë është duke shkuar “diku”. Nuk ka ndalesa apo hezitime për të.
Kur takoni për herë të parë një Shigjetar, ai ose do jetë duke shëtitur qenin e tij ose duke kalëruar kalin. Kafshët janë pasioni i tij më i madh.Shigjetarët që kanë shqetësime te planeti i kafshëve , mund të kenë një frikë patologjike nga kafshët, por kjo nuk ndodh shpesh. Zakonisht, njerëzit e lindur nën ndikimin e Jupiterit nuk kanë frikë nga asgjë. Shigjetari tipik tërhiqet nga rreziku- në sport, në punë apo në hobet e tij. Një element rreziku i emocionon dhe i sfidon harkëtarët. Ata e duan shumë shpejtësinë. Makinat e shpejta, madje edhe aeroplanët i tërheqin ata si me magnet. Personi mesatar i Jupiterit i gëzohet më shumë së çdo gjëje tjetër arratisjes qoftë fizike , qoftë emocionale. Kjo gjë i gjallëron ata.
Ka një ndryshim të madh midis të qenit i prerë në të folur si Shigjetari dhe të folurit brutal të Akrepit. Akrepi kur thotë të vërtetën, është plotësisht i vetëdijshëm për efektin e saj, por sërish refuzon të bëjë kompromis. Shigjetari nuk është aspak në dijeni të efektit që shkakton, kur ndershmëria e tij e detyron atë të flasë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Akrepi ndihet pakëz pishman në lidhje me deklaratat e tij që shkaktojnë plagë. Për të, e vërteta është e vërtetë dhe në qoftë se ju nuk mund ta duroni atë, atëherë mos e pyesni. Personi i udhëhequr nga Jupiteri, Shigjetari, nga ana tjetër, tmerrohet dhe i copëtohet zemra kur zbulon se fjalët e tij ju kanë lënduar juve.
Çfarë është në mendjen dhe zemrën e Shigjetarit është pothuajse menjëherë në buzët e tij. Ai është po aq i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë si një fëmijë gjashtë vjeçar. Ju mund ta merrni këshillën e vjetër, “Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një fëmijë”, dhe ta ndërroni me “Nëse ju doni të vërtetën, të shkoni te një Shigjetar”.
Shumë pak njerëz nuk mund ta durojnë Shigjetarin për një kohë të gjatë, pasi qëllimet e tij janë kaq dukshëm ta padëmshme. Ju do ta shihni këtë idealist të dashur, të pëlqyeshëm, inteligjent, pothuajse kudo dhe në çdo kohë. Mund të jëtë ai prezantuesi në ekranin tuaj çdo të dielë mbrëma, duke hedhur shigjeta të pakujdesshme dhe duke i lënë të ftuarit në studio pafjalë nga sinqeriteti i tij. Mund të jetë shoferi i taksisë suaj një mëngjes të hëne, i cili me gjallëri ju shpjegon pse ai i urren klientët kopracë- ose ju mund ta gjeni atë duke ju shërbyer në një restorant, një të premte në mbrëmje dhe me zell ju këshillon të mos porositni biftek, sepse janë djegur pak nga njëra anë.
Shumica e Shigjetarëve, përpiqen me të vërtetë t’ju ngrenë humorin. Të paktën, kjo është ajo që ata fillojnë të bëjnë, por ndonjëherë nuk e arrijnë dot, madje mund të shkaktojnë të kundërtën. Unë dikur kisha një menaxher të shenjës së Shigjetarit, i cili u përpoq të më rriste moralin, duke më thënë se flokët e mi dukeshin më bukur se zakonisht. Ndërkohë që unë kisha një javë pa i bërë krehje, madje as i kisha larë prej ditësh. Por ai është ende një mik i mirë, kështu që ju mund ta shihni se është e padobishme të zemëroheni me ta. Ata mund të ofrojnë këshilla thellësisht të mençura, kur ju keni pasur kohë për të analizuar pikëpamjet e tyre.
Kjo është një shenjë zjarri, kështu që shumica e Shigjetarëve janë të hapur dhe fjalëshumë. Ka disa që janë shumë të turpshëm dhe të ndrojtur, por edhe këta janë plot me ide origjinale. Në fakt, Shigjetarët e qetë janë ata që mund të ëndërrojnë ëndrrat më të mëdha dhe të synojnë drejt qëllimeve më të larta. Tip i mbyllur apo i hapur, Shigjetari është një nxitës brenda zemrës e tij. Mendja e tij është e zënë edhe kur gjuha e tij nuk është ende, kështu që ju duhet të mbani mend se kjo shenjë Dielli është gjithmonë atje, në brendësi të natyrës së tij; që ai të mos ju vë në gjumë dhe të jeni të përgatitur për veprim e tij të ardhshëm befasues.
Shumicën e kohës Shigjetari tipik është i lumtur dhe i shoqërueshëm, por durimi i tij mund të shpërthejë si një raketë në qiell, nëse ai nxitet nga njerëz, të cilët abuzojnë me sjelljen e tij miqësore të lindur ose krijojnë shumë afrimitet me të. Rebelimi kundër autoritetit dhe gjërave të shoqërisë është gjithashtu diçka e zakonshme. Shigjetari kurrë nuk do të largohet nga një grindje apo të kërkojë ndihmë. Gratë mund të humbasin pozicionet e tyre normalisht të këndshme dhe të lëshojnë një breshëri të papritur gjatë bisedës që do ti vendosin shkaktuesit e problemeve në vendin e vet. Burrat do të përdorin grushtat dhe armën e përbuzjes. Një personi i vrazhdë dhe fyes, i cili ka sfiduar natyrën e mirë të Jupiterit, shpesh e gjen veten të shtrirë në trotuar duke pyetur veten se nga i erdhi goditja.
Njerëzit e udhëhequr nga Jupiteri nuk mund të durojnë të akuzohen për pandershmëri. Një akuzë e padrejtë apo një shpifje kundër integritetit të tyre do të bëjnë që indinjata të arrijë kulmin, por pas një shfaqjeje të zjarrtë të temperamentit të tyre, Shigjetari tipik do të ndiejë keqardhje dhe do të përpiqet të justifikohet. Ai do t’ju nxijë syrin dhe do t’ju çojë në spital, por të nesërmen do t’ju dërgojë lule dhe embëlsira në shenjë simpatie. Zakonisht, Shigjetari flet dhe vepron më parë dhe më vonë i merr në konsideratë pasojat.
Shumë Shigjetarë kërkojnë skenën dhe askush nuk është i lumtur se ai, kur shikon një audiencë të ngazëllyer. Ai do të këndojë vetë me zë të ngjirur ose të vallëzojë pa këpucë, vetëm për kënaqësinë e performancës. Biznesi i spektakleve është i mbushur plot me Shigjetarë.
Ka një brez të fortë fetar te burrat dhe gratë e udhëhequr nga Jupiteri, veçanërisht në rininë e tyre. Ata janë intensivisht të interesuar në çështjet e fesë, por pasi rriten ata mund të bëhen skeptikë ndaj dogmës dhe priren të vënë në pikëpyetje besimet e mëparshme si dhe kërkojnë përsosjen e vlerave. Shumë rrallë mund të ketë ndonjë Shigjetar që nuk ka një komplet valixhesh të gatshme për udhëtime. Ata dashurojnë të udhëtojnë dhe kanë gati të paktën një valixhe, të mbushur me gjerat që mund të duhen për 100 udhëtime, e gatshme për përdorim të menjëhershmë.
Ju gjithmonë do të vëreni diçka prej fëmije tek natyra optimiste,naive, guximtare e Shigjetarit. Ai refuzon të pranojë seriozitetin e jetës, edhe pse disa prej tyre e menaxhojnë me përgjegjësi dhe ndërgjegje të admirueshme në vitet e mëvonshme. Megjithatë, ata asnjëherë nuk janë me të vërtetë të lumtur, kur ndihen të ngarkuar nga përgjegjësitë e jetës. Natyra rebele e Jupiterit ngre krye ndaj izolimit dhe shumë izolim mund të sjellë edhe sëmundje serioze. Pleqëria nuk është pothuajse kurrë një problem.
Zonat e tij të ndjeshme janë mushkëritë, mëlçia, krahët, supet, duart, zorrët dhe këmbët. Dashuria e Shigjetarit për sportin dhe lojrat jashtë shtëpisë mund ti shkaktojë aksidente gjatë aktiviteteve. Ai rrallë mund të qëndrojë i shtruar në spital, më shumë se disa ditë. Ai sëmuret shpesh dhe zakonisht rimëkëmbet me shpejtësi të mahnitshme. Jeta rrallë i mposht këta njerëz përgjithmonë. Ata besojnë se e nesërmja, me siguri do të jetë më mirë se djeshmja dhe dita e sotme është mjaft interesante. Gjendjet e këqija shpirtërore, zhduken pothuajse para se retë të arrijnë të fshehin diellin në jetën e Shigjetarit.
Çdo Shigjetar është pak “kumarxhi” brenda tij, përveç rasteve kur në grafikun e tij te lindjes ka një ndikim konservator dhe të kujdesshëm. Shumë pak prej tyre mund të rezistojnë pa hedhur disa kartëmonedha në tavolinën jeshile. Në varësi të vendndodhjes së planeteve në lindje, një Shigjetar mund të rrezikojë të vë në lojë një pasuri të tërë, ose paratë e qerasë së shtëpisë, për kalin e preferuar që po garon në pistën e garave. Las Vegasi e tërheq Shigjetarin, si mjalti bletët. E njëjta gjë ndodh edhe me tregun e bursave apo pasurive të paluajtshme. Për fat të mirë, shumica e tyre e mbajnë nën kontroll dëshirën për të hamendësuar, por edhe këta , sërish do të rrezikojnë herë pas herë në një lojë pokeri apo biletë llotarie.
Përsa i përket sektorit të dashuri, si shigjetari i turpshëm, ashtu edhe ai i fortë, e kërkojnë dashurinë në çdo kohë. Shigjetarët zhyten në romancën e dashurisë me symbyllur, por ata kthjellohen menjëherë sapo përmendet martesa. Ata mendojnë sërish për atë që po bëjnë, pastaj vazhdojnë përpara dhe ndonëse bëjnë analiza të kujdesshme sërish mund të bien në gabim. Edhe pse Shigjetari është i ngrohtë dhe i mrekullueshëm në marrëdhëniet e dashurisë, ai është pak i ndërlikuar për tu kapur. Simbolikisht ai është “gjysmë njeri dhe gjysëm kalë “, gjë që padyshim i jep atij mundësinë për të udhëhequr çdo lojë ndjekjeje, gjithmonë nëse ai nuk pengohet me këmbët e veta.
Ndër tiparet më të pakëndshme të disa Shigjetarëve,mund të përmend tendencën e një temperamenti të dhunshëm, dashurinë për ushqimin apo pijen më shumë seç duhet, që mund të çojë drejt obezivitetit apo alkoolizmit, sarkazmën djegëse që vjen nga një mendje brilante, apo sjelljen e çuditshme dhe pamundësinë për të mbajtur një sekret. Por asnjë nga këto tipare nuk janë difekte të përhershme. Ato mund të çrrënjosen lehtësisht me vendosmërinë e Shigjetarit.
Shigjetarët kanë një tendencë për të dalë jashtë linjës. Shigjetari do të marrë përsipër një kauzë të madhe me përkushtim të verbër dhe të besojë se mundësitë peshojnë më shumë se të metat, një qëndrim ky që rrjedh nga imagjinata e tij brilante dhe të menduarit përparimtar. Ai kurrë nuk dështon së prezantuari rastin e tij, me argumente të arsyeshme dhe llogjikë të ftohtë, ndonjëherë duke i’u adresuar kundërshtarëve me satirë të mprehtë dhe i përmbajtur për tu përleshur. Zjarri është gjithmonë i gatshëm për tu ndezur, kur dikush sulmon padrejtësisht mrekullinë apo kauzën e tij të momentit. Ai është një armik i frikshëm, sepse ai e vendos në shënjestër viktimën e tij, kur përqëndrohet te ajo. Atëherë, shigjetat e tij, rrallë e humbasin objektivin e tyre. Ata me zgjuarsi lëshojnë goditjen më të fortë nga harku i tyre i shigjetave.
Ndonëse pak njerëz të lindur në dhjetor janë me të vërtetë humoristë, është i çuditshëm fakti që shumica e tyre kur thonë një shaka, e bëjnë këtë në një kohë të papërshtatshme dhe e katranosin fare situatën. Audienca-në shtëpi ose në teatër ndoshta – do të zgërdhihen nga ngathtësia e dukshme dhe shpirti i qeshur i Jupiterit, do të mendojë se gjithkush është duke qeshur me sensin e tij të humorit. Kjo vërtet mund të jetë për të qeshur me të madhe.
Edhe pse Shigjetarët kanë kujtime fantastike lidhur me ngjarje të shkuara, si përshembull ku ishin më 14 prill 1939 dhe mund të kujtojnë çdo detaj të librave që kanë lexuar, ata mund të harrojnë ku kanë lënë xhaketën e tyre Shumica e tyre në mënyrë të vazhdueshme humbin doraçkat,çelësat e makinës, kuletat dhe disa njerëz mjaftueshëm të pasjellshëm, do të thoshin se personat Shigjetar, mund të humbasin edhe kokat, në qoftë se ato nuk do të ishin të lidhura në qafën e tyre.
Një Shigjetar kurrë nuk mund të arrijë të tregojë një gënjeshtër në mënyrë të suksseshme. Askush nuk e beson atë as për një minutë. Mashtrimi është i panatyrshëm për Shigjetarin dhe kur ai përpiqet ta praktikojë atë, ekspozimi është zakonisht i shpejtë dhe i sigurt. Për të është më mirë të ngecet te e vërteta , pavarësisht pasojave që mund të ketë. Madje as mendja e tij vëzhguese dhe shumë e vetëdijshme, nuk mund ta shpëtojë atë nga pasojat e një mashtrimi, vetëm nëse ka Akrepin në shenjën e tij.
Për Shigjetarin, jeta është një cirk dhe ai është kllouni, që hidhet dhe bën kollotumba i veshur në një kostum me ngjyra. Fytyra e tij është e lyer me ngjyra të ndritshme dhe sytë e tij ndriçojnë nga kurioziteti dhe argëtim. Nuk ka rëndësi nëse ai është tip i tërhequr apo guximtar, natyra e vërtetë e këtij idealist bujar është aq e gëzueshme sa Festa e Krishlindjeve. Me trimëri ai ngul një trëndafil mbi zemrën e tij të madhe dhe e drejton harkun e tij drejt qiellit. Ndërsa merr shenjë drejt, ai e lëshon shigjetën më lart sesa syri i njeriut mund të shohë- në vendin ku lindin të gjitha ëndrrat.
Personalitete të famshme të shenjës së Shigjetarit
Beethoven, Arthur Brisbane, William Buckley, Jr. Maria Callas, Andrew Carnegie, Edith Cavell, Winston Churchill, Noel Coward, Sammy Davis, Joe DiMaggio, Walt Disney, Betty Grable, Grimaldi, Mark Twain, Julie Harris, Papa Gjon Pali XX, John Lindsay, Mary Martin, David Merrick, John Milton, Robert Moses, John Osbonae, Lee Remick, Lillian Russell, Frank Sinatra, David Susskind, James Thurber, Julie Harris.