Hëna e plotë në Peshqit më 20 shtator 2021 është ngjarja e fundit dhe e madhe henore per verën – dhe duke qenë se arrin kulmin vetëm dy ditë para ekuinoksit të vjeshtës, ai shërben gjithashtu si Hëna vjetore e të mirave të mëdha per kete vit. Ka shumë veprime planetare që ndodhin së bashku me këtë moment emocional hënor.
Ndjenjat mund të kenë përparësi mbi arsyen tani, kështu që mbështetuni në fantazitë tuaja dhe përqafoni forcat e padukshme që na ushqejnë në një nivel shpirtëror. Tani është koha për të hapur veten për të nxitur emocionet e fshehura që kjo hënë e plotë sjell per tu përplasur në brigjet e zemrave tona.
Një lidhje e përsosur midis planetit Mërkur dhe planetit Jupiter i mbush planet tona të ardhshme me optimizëm dhe magji, kështu që prisni të ndjeni një shkulm entuziazmi ndërsa shikoni që horizontet tuaja të zgjerohen duke krijuar te ardhme te ndritur. Sidoqoftë, për shkak se kjo hënë e plotë po “kundërshton” Marsin (planetin e pasionit), është e rëndësishme të mos nxitoni në veprime ose të mos e lodhni veten duke u përpjekur të notoni kundër rrymës kozmike.
Endrrat tona mund të ndjehen sikur janë papritmas të arritshme – dhe me të vërtetë janë! Por në vend që të përpiqeni t’i kapni ato, jepini atyre një moment shtesë, mos i sforconi gjerat, lereni veten te lire dhe do i arrini te gjitha qe doni.