Dashi
Hëna ne Ujor do te thot një skenar luftues, është elementi që dëshmon se impulsiviteti dhe nxitimi juaj, krijojnë ndërlikime në mënyrën sesi reagoni në lidhjet tuaja ndërpersonale. Kështu që do duhet të keni objektivitet dhe realizëm duke vendosur në një rregull situatat.
Demi
Sot keni mjaft vështirësi në përpjekjen tuaj për të sistemuar cështje dhe detyrimet e përditshmërisë që mbeten pezull, pasi ekzistojnë hamendësime në komunikimin me persona që ju rrethojnë, nga cështjet më të parëndësishme, deri tek ato më thelbësore. Kështu që keni nevojë për një drejtim më të sqaruar të cilin do ta merrni në vijim.
Binjaket
Hëna ndodhet në një pozicion ndihmues për shenjën tuaj, duke ju sjellë më pranë njerëzve tuaj të dashur, ndërkohë që ekzistojnë disa gabime të natyrës praktike që bëni në përpjekjen tuaj për të përparuar në planet tuaja produktive.
Gaforrja
Mund të presësh disa ndryshime të mëdha. E gjithë puna e madhe që keni bërë për të zhvilluar besimin tuaj po shfaqet, dhe kjo po tërheq mundësi si bletët në mjaltë. Për më tepër, pasioni juaj është i lartë tani. Planifikoni një mbrëmje romantike, hapni një shishe verë dhe festoni!
Luani
Dita e sotme, pavarsisht se bën pjesë tek ditët ndihmuese të kësaj jave për ju, paralajmëron për terrene “luftuese” në mënyrën me të cilën sot reagoni me ambjentin tuaj. Kështu që ka mundësi të ekzistojnë disa tensione me personat rreth jush.
Virgjeresha
Ekzistojnë disa qëllime që duken më shumë impulsivë dhe pavarsisht kësaj, ju japin një ndjesi “vetëbesimi”, edhe pse rezultatet e tyre duken të dyshimta. Kështu që kërkoni qëndrueshmërinë për të bërë hapa të rëndësishëm. Fundja, në vija të përgjithshme jeni nga të favorizuarit e kësaj periudhe.
Peshorja
Hëna sot nga shenja e Ujorit jep disa mundësi, por në kënd negative me Marsin e kundërt dëshmon se sot jeni të prirur në impulsivitete dhe nxitime që mund t’ju ekspozojnë për jashtë, duke dëmtuar imazhin që përcillni, ndërkohë që njëkohësisht ekziston rreziku për tu shtyrë në kurthe që lidhen me rrethin tuaj social.
Akrepi
Sot hëna lëviz në një pikë të fshehtë të horoskopit tuaj, kështu që dita e sotme tregon se shtyheni në veprime të fshehta, që përfundimisht ju sjellin telashe, vecanërisht në një periudhë ku nuk keni shumë hapësira për gabime. Kështu që merrni një qëndrim korrekt dhe qëndroni larg nga ngatërresat.
Shigjetari
Dita e sotme ju fton të jeni më korrekt por edhe me më shumë qëndrueshmëri ndaj qëllimeve që keni vendosur, ndërkohë që paralelisht mund të keni përshtypjen se po lëvizni shenjat e situatave, por përfundimisht zhvillimet ka mundësi t’ju përgënjeshtrojnë.
Bricjapi
Shokë do të luajnë rol shumë të rëndësishëm, por varet dhe nga ju për të ndarë se cilat janë të dobishme dhe cilat informacione nuk janë. Për më tepër, duhet të ruani një profil më të vendosur, pasi keni vendosur kufinj shumë të rëndësishëm tek persona të tretë.
Ujori
Dita e sotme nuk është vecanërisht negative për ju, pavarsisht se vështirësoheni mjaftueshëm të ruani programin që keni bërë për sot, ndërkohë që paralelisht detyrimet e përditshmërisë do t’ju corientojnë. Gjithashtu do duhet të jeni vecanërisht të kujdesshëm me veprimet që do bëni.
Peshqit
Hëna në Ujor ju sjell më pranë zërit tuaj të brëndshëm, ndërkohë që nuk janë të pakta castet ku mohoni të shihni drejtpërsëdrejti dhe përgjegjësitë tuaja në situata pa rrugëdalje. Kështu që sot është një mundësi shumë e mirë për të marrë pak kohë nga programi juaj dhe të rimendoni dëshirat tuaja.