Dashi
Çdo takim me njerëz të familjes dhe rruge apo rregullim e ndërtim që në themel do të ketë një shtëpi, hotel apo biznes familjar, do të bëhet në këtë periudhë.
Demi
Do të keni plane dhe udhëtime të cilat do ju kontaktojnë me shumë njerëz dhe mundësi. Por këto udhetime nuk do jenë shumë të largëta.
Binjakët
Në këtë periudhë do të merreni shumë me çështje të punës që lidhen me të shkuarën por edhe me sqarime në mënyrën si do arrini t’i bëni tuajat disa prona.
Gaforrja
Do jeni në komunikim, zhvillim, marrëveshje por mbi çdo moment do mbizoterojë gjendja juaj emocionale që mund të prishë apo të rregullojë punë.
Luani
Do sakrifikoni për një person apo projekt duke dhënë gjithçka që mundeni nga vetja juaj. Por ka mundesi edhe të celebroni një lidhje të fshehtë.
Virgjëresha
Disa miq do ju vijnë ndër mend dhe e kaluara do të triumfojë me nostaligjitë dhe kujtimet duke ju bërë më të ndjeshëm dhe jo racionalë.
Peshorja
Do keni një ngritje në detyrë por do merrni vendime të rëndësishme mbi bazë emocionale në lidhje me jetën personale duke u sakifikuar.
Akrepi
Një kontakt me dikë që jeton larg do ju marri shumë kohë dhe energji dhe ndjenja duke ju bërë prehë e ndjenjave do të ndërmerni udhetime pa fund.
Shigjetari
Do të çlirohet një burim ekonomik që vjen si dhuratë nga e kaluara. Njerëzit do kujtohen me shumë për ju në këtë periudhe.
Bricjapi
Një moment bashkëpunues i rëndësishëm do jetë ky për ju. Do përfitoni nga pikat e dobëta të të tjerëve por mund edhe të bashkëpunoni me njerëz me probleme.
Ujori
Në lidhje me punën do keni një ndryshim dhe një pozicionim i cili do ju favorizojë psikologjikisht dhe do të ndjeheni të privilegjuar.
Peshqit
Takime dhe prezantime në jetën personale ku sa më shumë të përpiqeni të llogjikoni aq më shumë do të bini në thellësi të ndjenjave.
/Xing.al