Dashi
Nëse po merrni vendime për çështje që përfshijnë njerëz të tjerë, nuk duhet ta bëni këtë pa i diskutuar më parë gjërat me ta. Sjellja juaj ndaj çështjeve të ndjeshme e bën këtë një kohë të mirë për t’u marrë me çështje ligjore dhe financiare.
Demi
Jeni ndjerë jo mirë këto kohë dhe duhet të bëni një udhëtim. Puna e tepërt po dëmton shëndetin tuaj dhe duhet të largoheni për të relaksuar mendjen. Nuk është e nevojshme të udhëtoni larg për të zbuluar vende të bukura, mund të shkoni në vende fare pranë qytetit tuaj. Nëse nuk jeni në humorin e duhur, mos e detyroni veten që të përfshiheni në më shumë punë.
Binjakët
Një mik do ta gjejë veten në një situatë jo të mirë dhe do të drejtohet tek ju. Talenti juaj në një fushë të caktuar do të jenë i dobishëm. Ju dispononi shumë informacion. Dikush në familje është në një gjendje shpirtërore të mirë dhe ju pret një surprizë e bukur këtë mbrëmje.
Gaforrja
Jepini familjes suaj një shans të mendojë, kur bëhet fjalë për të diskutuar ndryshimet që keni në mendje për shtëpinë. Nëse e kuptoni se ata nuk duan, mbajini këto ide për vete për një kohë të caktuar. Prisni derisa ta kuptoni se është momenti i duhur dhe do të merrni miratimin nga ata që ju rrethojnë.
Luani
Do të merrni pjesë në një ngjarje ose aktivitet që ju ka interesuar gjithmonë. Një ofertë që mezi e keni pritur, do të vijë dhe kjo do të thotë që duhet të rirregulloni planet e bëra tashmë, por ky nuk do të jetë një shqetësim i madh. Jeni mirënjohës që dikush mendoi për ju dhe e keni këtë shans të bashkoheni me ta për diçka të veçantë.
Virgjëresha
Çrregullimet dhe keqkuptimet lidhen me angazhimet e përbashkëta financiare. Nëse doni të shmangni një debat, shmangni bisedat që kanë lidhje më paratë. Kur bëhet fjalë për çështjet tuaja financiare ndiqni instinktet që keni, pasi ato ju mbajnë në rrugë të drejtë. Hezitoni të mbështesni një ngjarje të komunitetit që mbledh shumë njerëz së bashku.
Peshorja
Nëse dikush do ketë nevojë për mbështetje do ta dojë patjetër një dorë ndihmë nga ju. Një mik po bën riparime në shtëpi. Ju mund të kënaqeni duke i ndihmuar ata e duke i kursyer kështu shumë para. Disa riparime do të jenë edhe shumë argëtuese.
Akrepi
Sjellja e një miku është e papërgjegjshme dhe ai po bën disa zgjedhje të pakujdesshme. Ju jeni afër tij dhe e ndjeni se duhet ta mbani nën kontroll.
Shigjetari
Një hobi ose interes i përbashkët do t`ju shpërblejë për sa kohë që ju dhe një mik jeni në gjendje për të punuar së bashku. Qëndroni larg çdo mosmarrëveshje e cila mund të përshkallëzohet shpejt. Mos merrni përgjegjësi që nuk ju takojnë.
Bricjapi
Mund të duhet shumë kohë për të pastruar shtëpinë ose vendin tuaj të punës nga rrëmuja, por kjo gjë do ju bëjë të ndiheni më mirë. Mjedisi i çrregullt ju bezdis shumë dhe thjeshtimi i jetës suaj është zgjidhja. Një i dashur do t’ju ndihmojë të zgjidhni disa gjëra që ju duhen, jini të gatshëm të dhuroni, hidhni ose shisni sendet që nuk ju duhen më.
Ujori
Ju shqetësoheni se disa informacione që janë përdorur për një hetim nuk kanë qenë të besueshme. Jini të përgatitur për të hetuar burimin origjinal të disa dokumenteve para se t’i citoni ato. Nëse një thënie nuk ju duket e vërtetë, pyesni më tej. Sigurohuni që njerëzit nuk përdorin deklarata që nuk janë të vërteta.
Peshqit
Merruni me punët e rëndësishme sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju keni plane të mëdha për më vonë dhe nuk doni që asgjë t`ju pengojë. Keni pritur shumë dhe tani jeni të etur të ecni në një drejtim të ri, nëse merrni ofertën për të cilën shpresoni. Ky do të jetë shansi juaj për të bërë atë që doni.