Dashi
Këtë javë do të jeni shumë me fat. Të hënën, të martën dhe të mërkurën, Hëna do të kalojë në shenjën tuaj dhe gjithçka do t’ju ecë mbarë. Pas një periudhe të qetë do të përjetoni emocione të forta dhe do të keni risi të shumta. Në fundjavë gjithçka do t’ju shkojë mirë në aspektin e ndjenjave.
Demi
Edhe kjo javë e fundit e tetorit nuk do të jetë e mbarë për të lindurit në shenjën e Demit. Venusi vazhdon të ndikojë n egativisht, duke ju krijuar vës htirësi në aspektin e ndjenjave. Do të vihen në pikëpyetje edhe lidhjet më të forta. Shmangini situatat stresuese në ambientet e punës. Për fat, të enjten dhe të premten, Hëna do të kthehet nga shenja juaj.
Binjakët
Gjatë këtyre ditëve do të shijoni praninë e një Hëne pozitive në shenjë, e cila do t’jua ndriçojë ditët, sidomos në fundjavë. Për ata që duan të përfshihen në lidhje të reja, pritet që të kenë takime interesante. Kush është në kërkim të emocioneve të reja, do t’i përjetojë ato. Të hënën dhe të martën do të merrni kënaqësi të mëdha në aspektin profesional.
Gaforrja
Falë pranisë së Hënës në shenjë, gjysma e parë e javës nuk do të jetë dhe aq e mbarë. Do të ndiheni nervozë dhe do të keni dëshirë t’i vini shkelmin gjithçkaje. Mos e bëni, sepse duke filluar nga dita e enjte gjërat do të përmirësohen. Mërkuri do t’ju ndihmojë t’u jepni zgjidhje çështjeve të mbetura pezull në punë. Venusi do të sjellë qetësinë në lidhjen tuaj.
Luani
Këto do të jenë ditë të vës htira për të lindurit në këtë shenjë, falë pozicionimit të Venusit dhe Mërkurit. Nuk do të mungojnë tensionet dhe mosmarrëveshjet në ambientet e punës, sidomos të enjten dhe të premten. Edhe lidhja në çift nuk duket fort e mbarë. Përfitoni në fundjavë nga prania e Hënës në shenjë për të kaluar disa çaste pushimi me partnerin.
Virgjëresha
Java parashikohet të jetë e qetë, e mbushur me surpriza në aspektin sentimental. Venusi favorizon takimet dhe lindjen e dashurive të reja. Për ata që janë në një lidhje, ky është momenti për të marrë iniciativa të reja. Bëni kujdes të shtunën dhe të dielën, sepse Hëna në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të përjetoni një gjendje nervozizmi ose të hasni ndonjë të papritur.
Peshorja
Java nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme për të lindurit në shenjën e Peshores. Gjatë gjysmës së parë të javës do t’ju duhet të duroni ndikimin ne gativ të Hënës, e cila do t’ju bëjë të ndiheni në humor të keq. Mos u dorëzoni, sepse planetët e tjerë janë në pozicion të favorshëm dhe shumë shpejt gjithçka do të gjejë zgjidhje. Fundjava do të jetë e paharrueshme.
Akrepi
Do të vazhdojë për ju një periudhë me shumë fat. Venusi do të ndikojë shumë për mirë në lidhjen tuaj, aq sa mund të vendosni të hidhni hapa të rëndësishëm. Nuk do të mungojnë këna qësitë edhe në aspektin profesional. Mos hezitoni të jepni ide të reja. Bëni kujdes vetëm të enjten dhe të premten, kur Hëna nuk do të jetë e kthyer nga shenja juaj dhe mund të hasni vë shtirësi.
Shigjetari
Java do të fillojë shumë e mbarë. Hëna do të jenë në anën tuaj dhe do të ndikojë për mirë, duke ju dhënë mundësinë t’i jepni zgjidhje gjithçkaje të mbetur pezull. Fundjava nuk do të jetë dhe aq pozitive, do të keni pr obleme në çift dhe do të dalin në dritë çështje që i injoronit me dashje. Qëndrojini në krah partnerit dhe nuk do të pendoheni.
Bricjapi
Venusi dhe Mërkuri do të ndikojnë që të keni stabilitet dhe të merrni shumë kënaqësi. Pavarësisht kësaj, mund të ndiheni gjithsesi në ankth apo të acaruar. Hëna nuk do të ndikojë për mirë gjatë gjysmës së parë të javës dhe ju do të ndiheni pesi mistë. Tregohuni të duruar, sepse situata do të përmirësohet në ditët në vazhdim dhe do të kuptoni se nuk ia vlen të shqetësoheni.