Projekti i restaurimit të kullës C, në qytetin e Durrësit, që po zbatohet nga Organizata Trashëgmia Kulturore pa Fufij, pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, duket se po ecin me rritje të mira. Pas dy fazave mjaft të rëndësishme të punës, siç ishin studimet përfshi ato historike, arkeologjike, gjeologjike, etj, largimit të pjesëve të dëmtuara dhe konsolidimit të pjesëve ekzistuese, tashmë do të vijohet me rikonstruksionim konkret, që do të bëhet me materialet e vetë objektit.
Ne kuadër të këtij projekti, ditën e sotme organizata CHëB, ka organizuar një takim të hapur informal për të treguar ecurinë e punimeve. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe prof. Pirro Thomo, i cili është pjesë e grupit të punës për restaurimin. Pas ecjes drejt kantierit të Kullës C, duke filluar nga Kulla D, prof. Thomo u shpreh se proçesi i restaurimit të kullës ka qenë mjaft kompleks dhe ka kaluar në disa faza të rëndësishme.
Duke shpjeguar në detaje se çdo vendim për restaurimin ka kaluar në shumë konsultime me një grup pune profesionistësh, Thomo shpjegoi se u vendos që pjesa e dëmtuar të rikonstruktohet me vetë materialet e objektit dhe se punimet po ecin mirë ndonëse është një proçes i vështirë.
Ndërsa, Gjerak Karaiskaj, historian dhe specialist i monumenteve të kulturës, foli për vlerat historike të kësaj kulle, objekt mjaft i rëndësishëm për qytetin.
Struktura brenda objektit e emërtuar si “Qoshku i restaurimit” shërben prej muajësh si pikë takimi për aktivitete që synojnë edukimin dhe informimin në lidhje me restaurimin dhe konservimin arkitektonik, si edhe për informimin e publikut për procesin e punës që po zhvillohet në kantierin e Kullës C.
Erjola Azizolli//tetor 2021