Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që i përkasin vitit 1980, të cilat janë shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret”, ku ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Feçor Shehu informon personalisht sekretarin e parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxha, për një sërë problemesh dhe ngjarjesh tepër shqetësuese që kishin ndodhur nga gjatë atij viti, si p.sh: “Mbi disa çështje të veprimtarisë armiqësore e keqbërse gjatë muajve korrik-gusht dhe ngjarjet negative në rradhët e vetë efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, “Mbi arratisjet e ndodhura nga muaji janar deri në 30 korrik 1980”, “Informacion nga sekretari i parë i komitetit të Partisë së rrethit të Dibrës, shoku Jovan Bardhi, për ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në fshatin Vajmëdhenj të Kooperativës Bujqësore të Muhurrit”, “Informacion nga Zija Koçiu, për ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në Tiranë natën e 20 dhe 22 tetorit 1980, ku 10 automjeteve të përfaqësive të huaja diplomatike, u janë çarë gomat me thikë”, etj., etj.“Komunistë e kuadro të veçantë të Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, nisur nga ajo që muajt e fundit nuk kishte pasur arratisje, në vend që të merrnin masat e duhura për të rritur vigjilencën ndaj njerëzve me tendenca të tilla, filluan të flasin se: ‘këtë vit jemi më mirë, ngjarje kemi më pak, shërbimi është revolucionarizuar, kuadrot dhe efektivi është i tendosur’, kur tamam në këtë periudhë të vitit të kaluarë, në këtë rreth kanë ndodhur arratisje, si p.sh., rasti më flagrant ai i elementit armik Nikoll Hysaj nga Vermoshi, që mundi të arratiset edhe pse prej kohësh ishte nën vëzhgimin e organeve tona të Sigurimit dhe atyre Kufitare. Për këtë arsye dhe për mungesë të ndjenjës së përgjegjësisë, Kryetari i Degës, sekretari i Komitetit të Partisë dhe Shefi i Policisë, në këtë kohë shkuan me leje. Teshat e një personi që ua arratis në sektorin e pikës kufitare Reç, shërbimi i kufirit i gjeti pas 8 ditësh”.
Kështu thuhet në mes të tjerash në një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që mban datën 29.IX.1980, ku ndodhet një raport-informacion i cili është shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret”, ku ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Feçor Shehu informon personalisht sekretarin e parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxha, për një sërë problemesh dhe ngjarjesh tepër shqetësuese që kishin ndodhur nga gjatë gjithë vitit 1980, si p.sh:
Mbi disa çështje të veprimtarisë armiqësore e keqbërse gjatë muajve korrik-gusht dhe ngjarjet negative në rradhët e vetë efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, “Mbi arratisjet e ndodhura nga muaji janar deri në 30 korrik 1980”, “Informacion nga sekretari i parë i komitetit të Partisë së rrethit të Dibrës, shoku Jovan Bardhi, për ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në fshatin Vajmëdhenj të Kooperativës Bujqësore të Muhurrit”, “Informacion nga Zija Koçiu, për ngjarjen e jashtzakonëshme të ndodhur në Tiranë natën e 20 dhe 22 tetorit 1980, ku 10 automjeteve të përfaqsive të huaja diplomatike u janë çarë gomat me thikë”, etj etj.
Nga kjo dosje voluminoze që Memorie.al ka publikuar edhe më parë disa dokumenta, në numrin e sotëm po publikojmë dokumentin me temë: “Mbi arratisjet e ndodhura nga muaji janar deri në 30 korrik 1980”
Sekret
MBI ARRATISJET E NDODHURA NGA MUAJI JANAR DERI NE KORRIK 1980
Prej janarit deri në korrik 1980, nëpërmjet kufirit shtetëror tokësor realizuan qëllimin e arratisjes 12 persona: kurse gjatë gjithë vitit 1979, u arratisën 21 të tillë. Personat e arratisur u përkasin: 6 Shkodrës, 3 Korçës, nga një Erseka dhe Tropoja dhe një rrethi i Beratit. Nga materialet dhe problemet në ndjekje, si dhe nga analiza e bërë pas këtyre ngjarjeve, del qartë se:
Armiku po nxit vazhdimisht tendencën e arratisjes në rrethet kufitare dhe ato të thellësisë. Vetëm në rrethin e Shkodrës, aktualisht ndiqen 24 individë për
Krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e tentativës së arratisjes, e kanë kryer në më të shumtën e rasteve element të rinj të moshave deri në 35 vjeç, një pjesë me prejardhje armiqësore, disa me përbërje të mirë politike, por të ç’thurur nga ana morale.
Forca zbuluese e goditëse e disa organeve kufitare si vitin e kaluar dhe këtë vit ka qenë realisht e dobët. Në vitin 1979, tentuan ta kalojnë kufirin 28 persona dhe nga forcat e kufirit dhe populli, u kapën vetëm 7 vetë prej tyre, kurse këtë 7-mujor, nga 13 të tillë, u kap vetëm një nga populli.
Shkaqet e arratisjes të ndodhura janë kryesisht dobësitë që ekzistojnë në fushën e punës operative, të drejtimit të shërbimit të kufirit dhe të mungesës së vigjëlencës revolucionare. Dega e Punëve të Brendshme të rrethit të Korçës, edhe pse kishte të dhëna të plota për qëllimin e arratisjes të një elementi armik, nuk mundi ta godasë atë vetëm për mungesë të theksuar vigjilence e kordinimi midis sektorëve të Sigurimit, të Kufirit dhe atij të Hetuesisë.
Duke mbajtur parasysh faktin se gjatë një muaji në rrethin e Shkodrës ndodhën tre arratisje me gjashtë persona, ose 50 % e atyre që realizuan këtë gjë gjatë shtatë muajve në shkallë republike, ndoqëm nga afër analizën që i bëri këtij problemi të mprehtë Byroja e Komitetit të Partisë së rrethit. Nga kjo mbledhje u arrit në përfundimin se në këtë rreth për arratisjet, kanë ndikuar disa shkaqe:
Kanë akoma vlersime jo reale e me eufori të gjendjes.
Komunistë e kuadro të veçantë të Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, nisur nga ajo që muajt e fundit nuk kishte pasur arratisje, në vend që të merrnin masat e duhura për të rritur vigjilencën ndaj njerëzve me tendenca të tilla, filluan të flasin se: ‘këtë vit jemi më mirë, ngjarje kemi më pak, shërbimi është revolucionarizuar, kuadrot dhe efektivi është i tendosur’, kur tamam në këtë periudhë të vitit të kaluar, në këtë rreth kanë ndodhur arratisje, si p.sh., rasti më flagrant ai i elementit armik Nikoll Hysaj nga Vermoshi, që mundi të arratiset edhe pse prej kohësh ishte nën vëzhgimin e organeve tona të Sigurimit dhe atyre Kufitare. Për këtë arsye dhe për mungesë të ndjenjës së përgjegjësisë, Kryetari i Degës, sekretari i Komitetit të Partisë dhe Shefi i Policisë, në këtë kohë shkuan me leje. Teshat e një personi që ua arratis në sektorin e pikës kufitare Reç, shërbimi i kufirit i gjeti pas 8 ditësh.