Shqipëria dashamirëse ndaj refugjatëve Iranian/ Ndeshen me disa vështirësi dhe sfida
Shqipëria prej vitesh i ka hapur dyert për të gjithë refugjatët dhe ka ofruar siguri për jetesën e tyre.
Sëfundmi në një intervistë televizive me gazetarin Aldo Sulollari, kanë qenë prezente disa vajza shqiptare të cilat kanë treguar historinë e tyre se si janë njohur me bashkëshortet e tyre Iranian dhe duke përcjell mesazhe të forta sociale.
Ndërkaq sfidat e tyre, uljet dhe ngritjet për të mbajtur dashurinë e tyre kanë qenë tepër të mëdha.
“Jetojmë duke punuar si cdo familje tjetër” është shprehur njëra nga zonjat e ftuara në program.
Të pyetur nga gazetari Aldo Sulollari në lidhje me sfidat e historisë së tyre te dashurisë dhe cilat janë konkretisht ato, vajzat shprehen se dhe ne kemi emigruar për një jetë më të mirë diku, dhe nuk ka asgjë të keqe.
Njëra prej tyre me krenari është shprehur se sot shijon dhe frytin e tyre të parë të dashurisë që është lindja e një fëmije me babain me nacionalitet nga Irani.
“Irani në shqipëri është I paragjykuar për shkak të problemeve të një minorance që mund të ketë shkaktuar disa veprime jo shume të këndshme, por dhe shqiptarët kanë emigruar në një shtet tjetër për një jetë më të mirë, të tillë janë dhe ata këtu dhe janë suportuar nga një shoqate private e cila njihet si “Asila” dhe ndërvepron në këtë komunitet” është shprehur përkthyesja e mirënjohur e kësaj shoqate znj.Erisa Idrizi e cila ishte pjesë e kësaj interviste e cila ka thyer rekorde audience dhe shikueshmërie.