Turjan Hysko ishte i ftuar së fundmi në emisionin për fëmijë “Në kurthin e PIter Pan”, ku nuk mundi t’ju shpëtonte disa pyetjeve pikante të vogëlushëve. Njëra prej tyre i drejtoi Turit një pyetje, që shkaktoi shumë të qeshura në studio, jo vetëm prej saj, por edhe për shkak të përgjigjes së producentit.
“Unë ty të kam parë në televizor bashkë me Orindën dhe Orinda më është dukur pak më e gjatë se ty. Ti ndjen siklet për këtë gjë? Dhe a i ke thënë ndonjëherë Orindës të mos veshë taka se dukem më i shkurtër se ty?”, e pyeti njëra nga vogëlushet Turin.
“Shiko pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e gjatë“, tah turi dhe përgjigja e tuij epike shkaktoi shumë të qeshura. Më pas ai shtoi me shaka se për këtë pjesë ka marrë nga fisi i mamit, sepse nëse do të kishte ngjarë nga babi do të ishte më i gjatë dhe nuk do diskutohej një pjesë e tillë.
“Unë jam i lumtur që i kam ngjarë mamit, por nuk jam i lumtur që i kam ngjarë fisit të mamit, se po të kisha ngjarë nga fisi babit do isha 1.85cm. Unë dola 1.76. Unë jam i lumtur që jam burri Orindës, për gjatësinë ndonjëherë më vjen keq kur vesh ndonjë takë të lartë, po çfarë të bëjmë”, u shpreh Turjani.
Ndër të tjera ai foli edhe për pritjen të ëmbël të Orindës dhe se si po e përjeton këtë periudhë.
“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha Turjan Hysko.
Gjithashtu ai tha se emrin për vogëlushen e tyre nuk e kanë zgjedhur akoma, por e sigurt është që do të fillojë me shkronjën A.