Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar një drejtues mjeti, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, duke drejtuar mjetin e tij ka shkaktuar një akisdent, ku ka ngelur i plagosur një këmbësor.
Njoftimi i Policisë:
Krujë
Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 32 vjeç banues në Tapizë, pasi më datë 02.02.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. D., 42 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.