Atdheu largohet nga Për’puthen? Konkurrenti habit me deklaratën e tij

Një deklaratë e bërë nga Atdheu në rrjetet sociale ditën e sotme ka ngritur dyshime se ai është larguar përfundimisht nga Për’puthen. Në një status në Instagram, ai shkruan: “Më thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja”, teksa ky status është rishpërndarë edhe nga Fationi në profilin e tij, duke shkruar: “Hahahahaha.. Sa  vjen dhe e kuptoni që ai Fationi nuk flet kot.”

Javën që lamë pas Atdheu ndërpreu marrëdhënien me Sarën, duke hedhur akuza të forta ndaj saj. Ai tha se ka marrë kërcënime nga një person anonim, duke akuzuar konkurrenten se ajo kishte “gisht” në këtë punë. Atdheu e akuzoi Sarën që kishte marrëdhënie jashtë emisionit, duke u shprehur se s’kishte pse t’i merrte aspak këto kërcënime kur s’kishte bërë asgjë kundër saj.

 

Nga ana e tij, Atdheu premtoi se do të tregonte provat, pasi e kishte gjetur edhe personin që i kishte bërë këto kërcënime. Pak ditë pas mesazheve kërcënuese, disa persona i kanë dalë në pritë konkurrentit të “Për’puthen” për ta sulmuar, mirëpo fatmirësisht s’ka ndodhur asgjë e rrezikshme dhe Atdheu është mirë.

Megjithatë, se cilat janë arsyet e vërteta të largimit të tij, pritet ta mësojmë në vijim.

/News31.al