Si e komplimenton Marku Rudinën? Ndryshe nga gjithë burrat e tjerë

Kur bëhet fjalë për Markun, ndjekësit e Rudinës i kanë gjithmonë sytë dhe veshët katër për të mësuar ndonjë gjë më shumë nga raporti i tyre, por edhe për të bërë pyetje si për shembull se çfarë komplimentesh i bën ai.
Dhe Rudina nuk ka hezituar hiç të përgjigjet duke treguar 2 nga komplimentet që dëgjon në mëngjes.
“Sot në mëngjes: Ti zemër je nis djalë, krejt kot ke dalë vajzë. Të kam shok të ngushtë”, ka shkruar Dembacaj krah fotos në ‘Instastory’. Nëse prisnit komplimente romantike atëherë gaboheni. Rudina me Markun kanë treguar në fakt se janë një çift po aq sa të dashuruar edhe shok gallatash me njëri-tjetrin./revistawho.com