Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 46 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volvo”, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel