ADVERTISEMENT
Informacion paraprak
Policia e Durrësit ishte në operacion në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë.
Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen, ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për ti neutralizuar.
Policia ka prangosur dy persona V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjeç dhe ka sekuestruar deri tani rreth 1 kg kokainë.
Vijon operacioni