Arsyet pse një çift vendos t’i japë fund një lidhjeje janë të ndryshme.
Problemi është relativ, dhe për disa është shumë i madh e për disa të tjerë i parëndësishëm.
Kjo varet edhe nga shenja e horoskopit.
Në këtë artikull mund të mësoni se çfarë do e çojë drejtë ndarjes partnerin tuaj bazuar nga shenja e horoskopit.
Dashi
Do të ndahet për shkak të impulsivitetit. Edhe një zënkë që i acaron nervat në ekstrem, mund ta çojë Dashin drejtë këtij vendimi.
Demi
Do të ndahet pasi nuk i harron dot gabimet e të kaluarës. Ata i mbajnë shënim të gjitha.
Binjakët
Do të ndahet nëse nuk e gjen mirëkuptimin e partnerit në mënyrën se si i bën gjërat.
Gaforrja
Ndahet sepse ndonjëherë nuk kuptojnë as veten. Janë gjithmonë me humor të dyjëzuar, dhe si e gjen dita, nuk e gjen nata. Kështu kini kujdes.
Luani
Ndahet sepse partneri nuk i kënaq egon. Një Luan që nuk i përkëdhelet sedra herë pas here, është një Luan që do i japë fund së shpejti.
Virgjëresha
Ndahet nëse ndihen të pavlerësuar. Ata nuk e durojnë dot një partner që nuk i vlerëson edhe gjërat e vogla që ata bëjnë.
Peshorja
Ndahet kur ka mungesë komunikimi, dhe ndonjëherë edhe për shkak të standardeve të larta që ata kanë për partnerin e tyre.
Akrepi
Ndahet kur i merr për të mirëqenë.
Shigjetari
Ndahet pasi në kokën e tyre kanë krijuar shumë pritshmëri për partnerin e tyre, dhe në momentin që nuk përmbushen, ata largohen.
Bricjapi
Ndahet nëse nuk është me një partner praktik, dhe që mbi të gjitha nuk i vlerëson.
Ujori
Ndahet nëse partneri nuk është i veçantë apo ndryshe nga pjesa e njerëzve. Ata vdesin për gjëra unike.
Peshqit
Ndahet për shkak se janë të pavendosur, dhe të zhytur në emocione.