Edicioni i shtatë i aktivitetit ndërkombëtar ‘Bulli & Maggiolini’, u mbajtur dje ne mëngjes në Bari në bregdetin e Santo Spirito dhe ishte një sukses. Ngjarja e organizuar nga Volkswagen Zentrum Bari dhe Apulia Volks Club Bari, edhe një herë kishte si protagoniste makinat historike dhe të përjetshme, të cilat kanë bërë historinë e automjeteve. Mjetet mbërritën në qytet për aktivitetin nga shumë zona të Italisë dhe nga vende të ndryshme të Evropës.
“Ky është edicioni i shtatë i ngjarjes dhe për herë të parë ne kemi vendosur të zhvendosemi nga qendra e Barit për të ndaluar në mjedisin e bukur të bregdetit Santo Spirito – shpjegon Fabrizio Resta, menaxher i marketingut i Volkswagen Zentrum Bari -. Një zgjedhje, që bëri mbledhjen shëtitëse të automjeteve pikërisht nga ky shesh, gjë e cila mund të propozohet përsëri për vitin e ardhshme “, thotë ai për Telebarin. //telebari