Ngjarja që ndodhi në Elbasan kur mbet e vrarë një grua nga bashkëshorti i saj, në mesditën e sotme tronditi opinion publik.
Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së qytetit, ndërsa policia ka bërë të ditur se autori i dyshuar është shtetasi Koç Buzo, i cili dyshohet se ka qëlluar ndaj gruas së tij me armë.
Mësohet se ai ka qenë ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Pas ngjarjes, ai është larguar me vrap, por pas pak minutash është vënë në pranga nga policia. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.