Revista e mirënjohur “Cosmopolitan” i ka dedikuar një artikull të veçantë Kaludia Pepas, që aktualisht po qëndron në majën e suksesit në shtetn fqinj. Në artikull përmendet pjesëmarrja e Klaudia Pepas në spektaklin italian “Amici” dhe se si i ka ndryshuar jeta që prej atij momenti.
Artikulli nis me biografinë e balerinës shqiptare, sukseset e saj në Shqipëri, për të arritur deri tek jeta e saj aktuale në Itali.
“Sot Klaudia është artiste në 360 gradë. Përveçse është balerinë dhe koreografe, ajo ka dhe një kanal në Youtube (që për të thënë të vërtetën nuk është shumë aktive) ku publikon disa nga koreografitë e saj. Ajo është modele dhe gjithashtu një influencer në rrjete sociale, me më shumë se 600 mijë ndjekës në Instagram dhe 150 mijë në Facebook”, shkruan “Cosmopolitan” për Pepën.
Në të përmendet edhe martesa e më pas divorci i saj me koreografin Albi Nako. Më pas thuhet se Klaudia vazhdon të jetë beqare pas ndarjes dhe se nuk ka pasur ndonjë lidhje tjetër të rëndësishme pas martesës me Nakon.
Kujtojmë se gjatë muajit shkurt balerina shqiptare tërhoqi sërish vëmendjen e italianëve me pjesëmarrjen e saj në videoklipin e këngëtarit Fabrizio Moro. Në klipin e këngës “Voglio Stare Con Te”, Klaudia ka rolin e një vajze, që shfaqet në stade të ndryshme të jetës, e cila dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin të tjerët. Ndërsa i dashuri i saj gjen një mënyrë shumë romantike për ta admiruar në heshtje pasionin e partneres për kërcimin.
icon/