Kreu i Partisë Demokratike, Basha është ndalur tek një shqetësim akoma dhe më problematik, përsa i përket bujqësisë.
Këtë mëngjes, Basha ngre pyetjen se sa përqind e fondeve të akorduara për bujqësinë shkojnë për fermerët. Në përgjigjen e tij, kryedemokrati thekson se Shqipëria ofron mbështetjen më të ulët për bujqësinë.
Mesazhi i Bashës:
8 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa përqind e fondeve të akorduara për bujqësinë shkojnë për fermerët? Përgjigjja: 40%. Shqipëria ofron mbështetje më të ulët direkte për bujqësinë në raport me vendet e tjera të rajonit.