Në një dalje për mediat Kreu i PD demokratike është shprehur në lidhje me procesin e 25 prilit, duke dhënë dhe mesazhin që nuk do të japë dorheqjen si kryetar i partisë demokratike.
Kryedemokrati në pjesën e dytë të reagimit të tij është përqendruar në atë që PD-ja po ndërmerr në mbledhjen e fakteve për këtë që ai cilëson si masakër elektorale.
“Ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen e provave dhe të faktimit të manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit, të gjithë kamerat duhet të drejtojnë tre njerëzit, te Rama, Doshi dhe Rakipi. Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë bashkë me Rrahman Rraja, e Ilir Ndraxhin i bandës së famshme të Shijakut. Si i mori votat personi i listës së SHBA, Tom Doshi me tre deputetë. Si i mori i votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipi në Elbasan. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës, person në kërkim për trafik ndërkombëtar të drogës. Rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi, beteja jonë kryesore”, tha Basha.
Pjesë nga deklarata
Së dyti, 25 prilli është një masakër elektorale viktima e të cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të pa precedentë të krimit të organizuar parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, shkrirjes së vijave ndarëse midis partisë dhe shtetit nuk ja doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të jashtë2zakonshëm të shqiptarëve ndaj dhe detyrimi ynë i parë është para të gjithë shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm para kandidatëve për deputetë apo para militantëve, mbështetësve të Partisë Demokratike që kanë bërë një betejë historike duke pasur gjithçka kundër dhe ja kanë dalë në këtë betejë bashkë me të gjithë shqiptarët të rikthejnë shpresën dhe besimin se ky vend mund dhe do të ndryshojë. Thënë kjo një gjë është e sigurt ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen dhe faktimin e manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Të gjithë kamerat dhe mikrofonët e meidas së lirë do të drejtojnë pyetjet legjitime tek autori i kësaj masakre, te dyshja apo më mirë të themi treshja Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë të Departamentit të Shtetit? Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të Departamentit të Shtetit bashkë me tre përfaqësuesit e krimit në Durrës Jurgis Çyrben e kokainës dhe Plarent Dervishit, me Rrahamn Rrajën e kokainës dhe familjes së tij dhe klanit të tij kriminal dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Si i morën votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri i Aqif Rakipit, një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit? Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge? A mund të pranojë Shqipëria që nga njëra anë sot mban me krenari trashëgiminë e anëtarësimit në NATO gjatë kohës që qeveriste Partia Demokratike në këtë ushtrim të pa precedentë ushtarak, mban, pra, me krenari këtë peshë, këtë përgjegjësi që nga ana tjetër shkatërron themelet e demokracisë, viktimat e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptarë. Detyra jonë është të qëndrojmë fort dhe të luftojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend i cili është një nga kushtet kryesore që bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe është një kusht i patejkalueshëm për të avancuar drejt asaj që kemi premtuar dhe do të bëjmë realitet me gjithë shqiptarët anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë, shqiptarëve. Faleminderit!