Me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Kryedemokrati Basha u shpreh se korrupsioni është i përhapur në çdo degë të shoqërisë.
Ai thekson se 34 për qind e familjeve shqiptare paguajnë rryshfet për shërbime bazike.
“Cila është përqindja e familjeve shqiptare që janë detyruar që të paguajnë ryshfet për të marrë një shërbim bazik?
Janë 34 për qind. Sipas Transparency International, vendi ynë renditet i pari në rajon me një nivel ryshfeti 34 për qind”, u shpreh Basha.