Një 33-vjeçar me iniciale GJ.K është arrestuar në flagrancë nga policia. Ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32-vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. K., 33 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32-vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, njofton policia.