Victoria festoi 47-vjetorin e lindjes ditën e djeshme, teksa organizoi një super festë private me David Beckham dhe familjen e tyre buzë detit. Stilistja e famshme publikoi vetë në rrjete sociale foto nga festa, ku nuk mungoi dhe një imazh i ëmbël me partnerin e saj.
Gjithashtu Victoria ndau në rrjete sociale disa dedikime shumë të veçanta që mori nga miqtë e saj si Elton John, Kim Kardashian, Emma Bunton dhe Eva Longoria.
Me këtë rast të shënuar, Victoria nuk harroi të shprehte dashurinë e saj për familjarët, por edhe për nusen e djalit, Nicola Peltz. Stilistja ndau në Instagram një foto të saj me një copë nga torta e ditëlindjes dhe përkrah shkroi: “Ju dua të gjithëve shumë”, duke etiektuar David, Brooklyn, Romeo, Cruz, Harper dhe Nicola-n.
Për mbrëmjen festive buzë detit, Victoria veshi një fustan të gjatë të lirshëm në ngjyrë të bardhë dhe me mëngë të gjata. Mes urimeve të shumta që ajo mori, vëmendjen e të gjithëve e fitoi ai i Davd Beckham.
“Gëzuar ditëlindjen mama. Ne të duam shumë dhe ti meriton ditën më të mirë. Për mamin dhe gruan më të mirë gëzuar 47-vjetorin e lindjes (Unë jam ende 45 meqë ra fjala) të duam shumë”, shkroi David në urimin për Victoria-n.